Sport

U largua nga fusha i dëmtuar, Bajrami qetëson “legjionarët”

“Legjionarët” tanë arritën një fitore magjike, mbrëmjen e së enjtes në mitikun “Air Albania”, ku arritën të mundnin me rezultatin e thellë, 3 me 0, përfaqësuesen e Çekisë, duke iu afruar edhe më shumë kualifikimit për në fazën e grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024. Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar “vaj” për djemtë e teknikut Sylivnho, me “fantazisti”, Nedim Bajrami, që u detyrua të linte fushën i dëmtuar dhe me ndihmën e mjekëve në minutën e 67’ të sfidës, pasi kapi keq kaviljen gjatë një aksioni. Megjithatë, sipas mediave zëvendësimi u krye nga teknikut brazilian, për të mos rënduar më shumë gjëndjen e 24-vjeçarit nga Tetova, me këtë të fundit, që pas kontrolleve të kryera nga stafi mjekësor i Kombëtares duket se nuk ka asgjë serioze.

TRENDING

Exit mobile version