Aktualitet

U mbytën babai me dy djemtë, dëshmitarët: Ambulanca mbërriti një orë e gjysmë me vonesë

Detaje të reja dalin në pah nga ngjarja tragjike në plazhin Vilë-Boshtovë, në Kavajë, ku humbën jetën babai (50 vjeç) dhe dy djemtë e tij të mitur (13 dhe 15 vjeç) si pasojë e rrymave detare.

Sipas komunikimit me dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur ne vendngjarje rreth një orë e gjysmë me vonesë, sakaq nuk dihet nëse tre viktimat kanë dalë nga deti me shenja jete apo jo. Sakaq mësohet se nuk ka pasur roje bregdetare që të ndalonin pushuesit të hynin në det.

“Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në Kavajë. Duke notuar në det janë mbytur babai dhe dy fëmijët e mitur nga Tirana. Të tre kanë ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. Ambulanca ka mbërritur rreth 1 orë e gjysmë me vonesë në vendngjarje. Sipas informacioneve policore, dyshohet se të tre kanë qenë duke notuar në thellësi në det dhe ka pasur shumë dallgë. Ndërsa nga informacionet paraprake dyshohet se ka qenë duke u mbytur një nga djemtë dhe më pas ka shkuar për ta shpëtuar babai dhe djali tjetër. Nuk qartësohet nëse viktimat kanë dalë me shenja jeta nga deti apo jo, por nga informacionet e marra nga dëshmitarët okularë, ambulanca ka mbërritur me vonesë”, raportoi gazetari Igli Çelmeti./balkanweb

TRENDING

Exit mobile version