Pinknews

U pajtua me Luizin, por Kiara këndon këngën e Butrintit

Pasi Luiz Ejlli i kërkoi disa herë të falur, Kiara Tito vendosi që të pajtohej me këngëtarin. Mbrëmë ata kanë biseduar sërish për marrëdhënien e tyre, e në një moment moderatorja i tha ‘të dua’ Luizit.

Gjithashtu pati edhe përqafime dhe puthje mes çiftit që u krijua brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”. E jo vetëm kaq, pasi teksa po qëndronin vetëm në oborr duke shijuar muzikën, që të dy patën një moment ku qanë.

Nga ana tjetër, Kiara duket se pëlqen ende këngët e ish-partnerit të saj, Butrint Imeri, pasi i këndon herë pas here brenda në BB VIP.

 

 

Pasi u pajtua me Luizin, Tito ka nisur duke fshirë dhomën e gjumit dhe dëgjohet teksa këndon një këngë të Butrinit.

@kukaphoto

@Luiz Ejlli Official @efi.dhedhes

♬ Nuthin’ but a G Thang – Dr. Dre

TRENDING

Exit mobile version