10/06/2021 , 14:25

U paraqit në pikën kufitare të Kapshticës me pasaportë false, arrestohet 45-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje

Një 45-vjeçar është arrestuar në Kapshticë, pasi paraqiti një pasaportë të falsifikuar për të kaluar kufirin.

Policia njofton se i arrestuari është Besnik Çodari, nga Tirana, i dënuar më parë për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Raportohet, se 45-vjeçari është paraqitur në hyre të Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër.

Njoftohet se pasaporta është sekuestruar në cilësinë e provës materialen, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Kapshticë

Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës.

Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”).

Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin