Kronike

U plagos me armë nga Mjacaj, Indrit Shaqja dërgohet drejt Traumës me masa të rrepta sigurie

Indrit Shaqja, i dënuari që mbeti i plagosur sot pas përplasjes në burgun e Peqinit është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës me masa të rrepta sigurie.

Pas plagosjes nga të shtënat e Sokol Mjacaj, Shaqja u transportua në spitalin e Peqinit por për shkak të nevojës për një trajtim më të specializuar për shkak të plagëve që ka marrë, është transportuar drejt Tiranës ku do të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.

Kujtojmë se nga ngjarja e sotme mbeti viktimë Arben Lleshi, i cili ishte gjithashtu i dënuar me burgim të përjetshëm. Deri më tani dyshohet se arma e krimit është futur me dron për Mjacajn.

TRENDING

Exit mobile version