U plagos me çifte, pas rikuperimit në Divjakë, mjellma kthehet sërish në liqenin e Pogradecit
Pas rikuperimit në qendrën e rehabilitimit në Divjakë, falë punës së punonjësve të Administratës së zonave të mbrojtura, mjellma e plagosur pak ditë më parë është rikthyer përsëri në liqenin e Pogradecit që është dhe habitati i saj natyral.