Sport

U shkarkua në fund të sezonit, Maldini me akuza të rënda ndaj Cardinales: Ibrës i them…

Pas gjashtë muajsh heshtje, Paolo Maldini ka thyer heshtjen, duke treguar të vërtetën e tij për të përditshmen italiane “La Repubblica”.

Shkarkimi i papritur në fund të sezonit, raporti me presidentin Cardinale, situata e  trajnerit Pioli, shitja e Tonalit dhe blerja e De Ketelaere ishin në fokus të kësaj interviste.

Pjesë nga intervista:

Më 5 qershor u shkarkuat, përse nuk folët që atëherë?

Do të kisha folur mbase me mllef, por mendoj se koha mundëson qetësinë. Ka njerëz kalimtarë, pa respekt të vërtetë për identitetin dhe historinë e Milanit. Dhe ka të tjerë të lidhur me idealet e tij. Më së miri do të ishte që këta të fundit të mbaheshin sa më pranë. Cardinale më tha se Massara dhe unë ishim të pushuar nga puna. E pyeta pse dhe më tha për marrëdhëniet e këqija me administratorin Giorgio Furlanin. Më pas i thashë nëse i kisha telefonuar ndonjëherë për t’u ankuar për të. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Kishte edhe një batutë prej tij për humbjen në gjysmëfinale me Interin, por motivet më dukeshin paksa të dobëta. Të ashtuquajturat supozime, objektivat sezonal, ishin: eliminimi nga grupet e Championsit, një tur i kaluar në Ligën e Europës dhe kualifikimi në Champions-in pasardhës. Gjysmëfinalja solli të paktën 70 milionë euro të ardhura. Pasuritë e bilancit të miratuar kanë të bëjnë me vitin financiar 2022/2023, me objektivat e përmbushura në masën më të madhe.

Ndiheni fajtor për ndonjë aspekt?

Nëse klubi është shitur për 1.2 miliardë dhe pronësia dëshiron të ndryshojë, e ka atë të drejtë. Por njerëzit dhe rolet duhet të respektohen. Më duhej të gjeja një marrëveshje për të drejtat e mia. Dashuria për Milanin mbetet e pakushtëzuar. Si djali i Çezares, si ishkapiten, si babai i Kristianit dhe Danielit, si drejtues në pesë vite fantastike. Informacioni nuk drejtohet drejt së vërtetës dhe kushdo që thotë të kundërtën e di se po gënjen veten. Për fat të mirë më duket se publiku nuk është ndikuar.

Cardinale ju cilësoi si individualist?

Ngatërrohet me dëshirën për të qenë përgjegjës për vendimet që kërkon roli. Ballafaqimi i përditshëm është një bekim. Një ish-futbollist i nivelit të lartë është mësuar të gjykohet çdo 3 ditë. Si menaxher u rrita, në gjashtë muajt e parë u ndjeva i padobishëm. Leonardo më tha: “Ti po mëson”. Nuk është e lehtë të komunikosh me një fond amerikan ose një administrator afrikano-jugor.

Pra nuk është e vërtetë që keni kërkuar më shumë pushtet?

Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta se sa që drejtori sportiv Massara dhe unë nuk ishim dakord me objektivat dhe strategjitë e reja që synonin të ndërmerrte Cardinale dhe të tjerët. Asnjëherë nuk kam pasur, as nuk kam dashur fuqinë e nënshkrimit me një lojtar e as për huazimet. Çdo blerje miratohej nga administratori i klubit dhe pronarët. Ne zgjodhëm lojtarët, por ndonjëherë buxheti zhdukej. Është normale ndonjëherë të ndërhysh në zgjedhjet sportive, të cilat ndryshojnë balancat financiare. Akuza se nuk kemi qenë dakord është e padrejtë. Edhe për nënshkrimin me Ibrahimoviç u deshën shumë takime.

Si ishte raporti juaj me Cardinalen?

Unë dhe ai, në një vit, patëm vetëm një bisedë, plus 4 mesazhe nga ai. Ai tha se duhet t’i besonim njëri-tjetrit. E bëra, si shkoi dihet. Besoj se vendimi për të na shkarkuar ishte marrë muaj më parë dhe kishte nga ata që e dinin. Kontrata, 2 vjet me opsion rinovimi, m’u ofrua më 30 qershor 2022, ora 22:00. Nuk do të kishte qenë aspak popullore të na largonin pas titullit. Cardinale më kërkoi të fitonte Ligën e Kampionëve. I shpjegova se duhej një plan trevjeçar. Nga tetori deri në shkurt e përgatita me Massaran dhe një mikun tim konsulent. Plot 35 faqe strategji të qëndrueshme financiarisht dhe nevoja për një hov në cilësi, dërguar Cardinales, 2 prej bashkëpunëtorëve të tij shumë të ngushtë dhe Furlanit.

Dhe cila ishte përgjigja?

Asgjë. Në 35 nënshkrime që kishim bërë fajësohesha për De Ketelaere, i cili ishte 21 vjeç. Nëse zgjidhen djem të asaj moshe, shkalla e dështimit është më e lartë. Ata duhen pritur, ndihmuar, përkëdhelur dhe qortuar. Dhe pastaj një sfond i mrekullueshëm. Nga ana tjetër, pas 3 muajsh punë, Boban, Massara dhe unë u thirrëm në Londër nga pronarët dhe administratori, ku praktikisht u delegjitimuan. Leao, Bennacer dhe Theo nuk pëlqeheshin. Por duhej një rrugëtim e gjithmonë duhet kujtuar nga kemi filluar.

Si i gjykoni vitet nën menaxhimin tuaj?

Në 2018-19: ekip jo i ri dhe me performancë të dobët. Nuk kishte Champions prej 6 vjetësh, skuadër me vlerë 200 milionë euroshe, bordero 150. Në 4 vjet ristrukturim me lojtarë të rinj, shpenzimet e tregut neto nga transfertat 120 milionë euro, 30 120 milionë euro në vit dhe 15 120 milionë euro për çdo hapësire merkatoje me vlerën e skuadrës u rrit në rreth 500 120 milionë euro, pagat ranë në 120 120 milionë euro dhe më pas në 100 120 milionë euro për 3 vjet, pa u rinovuar me Çalhanoglunë dhe Kesin. Dhe në fund të sezonit të kaluar, 3 sezone radhazi në Champions, titull kampion pas 11 vitesh, gjysmëfinale të Champions-it 16 vjet pas herës së fundit dhe bilanc pozitiv pas 17 vitesh. Por nëse qëndron gjithmonë në fije të persit, mjafton një sezon për të prishur punën e mëparshme.

Po me buxhetin çfarë ndodhi?

Nuk kishim folur që në mars dhe nuk mund të pritej deri në qershor për të planifikuar merkaton. Më pas, 4 ditë para shkarkimit, Furlani me shumë siklet më njoftoi për një buxhet të ulët. E mora parasysh. Pas largimit tonë, buxheti u dyfishua, pa shitjen e Tonalit, dhe shuma e pagave më në fund është në përputhje me planin tonë ndaj them se duhet të jetë bërë burim frymëzimi.

Ju çfarë do të kishit bërë në rastin e Tonalit?

Do të kishim bërë gjithçka që të mos e linim të ikte. Asnjëherë nuk kemi qenë totalisht kundër një shitjeje të madhe, por realisht nuk ka qenë e nevojshme. Për Sandron shpenzuam një të pestën e vlerës dhe patë diskutime të nxehta me administratorin e atëhershëm dhe pronarët pasi as sektori i zbuluesve të talenteve nuk e donte.

Sc\aroni ka thënë se nuk kishit frymë grupi. Juve çfarë ju shqetësonte?

Mënyra si janë thënë gjërat. Milani meriton një president që kujdeset vetëm për interesat e klubit dhe drejtues që nuk e lënë ekipin të vetëm. Skaroni për shembull, kurrë nuk pyeti nëse lojtarët dhe ekipi kishin nevojë për inkurajim. E shihja shpesh të largohej kur kundërshtarët barazonin ose kalonin në avantazh, ndoshta vetëm për të shmangur trafikun, por shfaqej me përpikëri në rreshtin e parë për sukseset e djemve. Personalisht kam një koncept të ndryshëm të ndarjes së ideve dhe punës në grup. Të njëjtën gjë mund të them edhe për dy administrattorët, Gazidhis dhe Furlani.

Pak më parë përmendët buxhetin…

Nuk ka nevojë për algoritme për të blerë lojtarë LoftusÇik, Pulisiç apo Çukvueze, thjesht përdoren paratë që meriton një ekip, i cili ka një xhiro prej 400 milionë euro. Katër merkatot e mëparshme nuk mund të krahasohen me atë të fundit, fundja kishim armë të ndryshme. Qëndrueshmëria ekonomike? Me Bobanin dhe Masaranë ishte stimuluese ulja e pagave me 30%, rinovimi i skuadrës dhe rritja e vlerës falë titullit dhe 3 vite në Champions, pas 7 vitesh pa e luajtur fare.

Jeni përballur ndonjëherë për stadiumin?

Më shumë se një herë ka qenë pikërisht stadiumi objekt diskutimi. Unë nuk mund të vendosja fytyrën time në një projekt me 55-60 mijë vende. Po luftoja për një stadium më të madh dhe me më shumë vende për popullin. Duke pasur parasysh mesataren mbi 70 mijë në “San Siro”, mendoj se kisha të drejtë. Ideja ime për një stadium ishte një “San Siro” i ri dhe me më shumë gjelbërim duke bërë që të rivlerësohej një zonë në rrezik braktisjeje. Milani është një forcë lëvizëse në Evropë. Duhet të kemi frikë nga degradimi, jo nga e ardhmja. Kampionët e mëdhenj e kanë bërë stadiumin ikonik. Por ka mbaruar. Milani ka parë gjithmonë nga e ardhmja.

Sipas jush, përse e kanë konfirmuar vetëm Piolin?

Stefano duhet të falënderohet gjithmonë nga tifozët e Milanit, puna e tij ishte thelbësore për rritjen e të rinjve që mbërritën në skuadër, pasi ishte një figurë kyçe në fatin tonë. Trajneri, megjithatë, është një nga figurat më të vetmuara në botën e futbollit. Dhënia e detyrave që janë jashtë kompetencave tij do ta bëjë atë gjithnjë e më të vetmuar, nëse nuk merr mbështetjen e duhur. Nëse do të kishte pasur, si në vitet e kaluara, një unitet në synime dhe vizioni me objektivat e klubit, nuk e kuptoj pse do të duhej ta ndryshonim atë.

Vërtetë donit ta largonit trajnerin për të marrë Pirlon?

Roli im përfshin diskutime të shpeshta. Me Piolin tashmë po e bënim për sezonin e ardhshëm. E meritonte t’i rinovohej kontrata deri në vitin 2025.

Çfarë mendoni për rikthimin e Ibrahimoviçit në klub?

Mund t’i sugjeroj që në fillim do të ishte logjike të vëzhgonte dhe të mësonte, siç bëra unë në muajt e mi të parë kur më dukej vetja i padobishëm. Falë Leaonardos dhe Bobanit mësova shumë.

TRENDING

Exit mobile version