U shkarkua nga 104 deputetë, Meta ironi me Kuvendin: Gati të realizojmë takimin e 10 majit! Parlamenti monist kërkon të heqë vëmendjen nga krimet zgjedhore

Dy ditë pasi Kuvendi votoi raportin e Komisionit Hetimor për ta shkarkuar nga detyra, presidenti Ilir Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp, duke e konsideruar vendimin si një veprim të maxhorancës për të larguar vëmendjen nga krimet zgjedhore.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka nisur konferencën për shtyp duke komentuar vendimin e Kuvendit për ta shkarkuar nga detyra.

Meta thotë se është përpjekur të qëndrojë larg asaj shfaqje, duke theksuar se është e qartë që Kuvendi kërkon të heqë vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhore dhe spostuar vëmendjen etk fajtorë që nuk ekzistojnë.

Ai shton se zgjedhjet nuk kanë mbaruar, dhe të gjithë duhet të jenë të lumtur që po kalohet nga epoka eparlamentit monist në pluralizmin politik parlamentar.

‘’Pas 25 prillit se e kam vënë re që jeni të mërzitur, natyrisht ka shumë arsye për çdo për të qenë i lumtur, duhet të jemi të kënaqur që po kalojmë nga epoka e para 25 prillit, e parlamentit monist, në një epokë ose po rikthehemi në pluralizmin politik parlamentar, pavarësisht se zgjedhjet ende s’kanë përfunduar, duhet të durojmë, derisa të përfundojnë proceset e ankimimit.

Përderisa ka patur kërkesa për vlerësime, për intervista, konsiderata lidhur me shfaqjen më të fundit të parlamentit monist, ju e dini që jemi përjekur të qëndrojmë larg asaj shfaqje, se ka qenë e qartë për të hequr vëmendjen nga hetimi dhe zbardhja e krimeve zgjedhor e për të spostuar vëmendjen tek fajtorë që nuk ekzistojnë.

Pa e zgjatur shumë po ju theksoj gatishmërinë time, edhe pse Kuvendi ka qenë i shkarkuar që në 25 prill, për të takuar iniciatorët e kësaj shfaqje brenda afatit ligjor që ishte data 10 maj, dhe për të cilën i lajmërova, që e refuzuan. E kishin me diktat që Presidenti duhet të linte takimin e planifikuar prej 10 ditësh me ministren e Austrisë apo Presidentin e Sllovenisë për tiu nënshtruar tekave. ‘’- tha Meta

Me 104 vota pro Kuvendi miratoi raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e presidentit Ilir Meta për shkelje të rënda kushtetuese.

Në seancën e 9 qershorit morën pjesë në total 114 deputetë ku 7 prej tyre mungonin. Nga këto, 104 votuan pro shkarkimit të Metës, 7 votuan kundër si edhe 3 abstenuan. Kjo ishte nisma e dytë përmes një komisioni të dytë hetimor që ngrihet për hetimet e shkeljeve kushtetuese për Ilir Metën brenda 2 viteve, ku mazhoranca kërkon shkarkimin e tij nga detyra.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin