Pinknews

U tha se është ndarë nga e fejuara/ Aktori sulmon mediat

Prej kohësh në mediat sociale po qarkullojnë lajmet se aktori Olsi Bylyku dhe e fejuara e tij Egli janë ndarë. Vetë dyshja kishte zgjedhur të qëndronte në heshtje, por mesa duket së fundmi pasi u tha se arsyeja e ndarjes së tyre ishte mamaja e Olsit, Elgi ka reaguar e revoltuar me anë të një postimi në Instagram.

Egli thekson se do të ndjekë penalisht këdo që përfshihet në historinë e tyre dhe përmend familjarët. Ajo nuk ka dhënë një përgjigje konkrete nëse janë ndarë apo jo, duke theksuar se ajo është puna e tyre.

“Sot qenka dita që më ka rënë taksirati të merrem jo me një, por me disa! Kisha vendosur në mënyrë kategorike të mos bëja asnjë prononcim sa i takon jetës sime private! Por, meqenëse puna erdhi deri në këtë pikë, nuk mund të hesht më!

Të nderuara PORT’HALE, dhe të gjithë ju që mbase jo për klikime por për pak vëmendje nëpër tavolina, komentoni mbi emrat tanë, ky status është për ju! Ne kemi marr përsiper rriskun për të qenë figura publike e të komentohemi në rrjet, të abuzohet me trillime, me aludime e me ofendime (se këtu jetojmë) por familjarët tanë JO!

A jemi ndarë, a jemi lidhur, a jemi zënë, a jemi bashkë, a kemi probleme, a jemi të lumtur është PUNA JONË & ARSYET TONA! Keni abuzuar mjaftueshëm me tituj nga më të ndryshmit me emrat tanë, por më familjarët JU PREMTOJ se ju ndjek penalisht e nuk lodhem derisa t’ju shoh aty ku e keni vendin! Mjaft e shitet veten kaq lirë!”, ka shkruar Egli.

TRENDING

Exit mobile version