Aktualitet

U tha se ishte mbytur, 25-vjeçarja në gjendje të rëndë

Policia e Tiranës ka marrë një telefonatë se në ambientet e pishinës së një lokali në Linzë, ishte mbytur një vajzë.

Pas mbërritjes në vendngjarje kanë konstatuar brenda në pishinë, shtetasen E. T., 25 vjeçe, në gjendje të rëndë, e cila ishte e shoqëruar nga shtetasi O. M., 32 vjeç.

E reja pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga stafi i ambulancës, është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version