05/06/2021 , 15:26

U vetëvra prej racizmit dhe la një letër që trondit Italinë, ç’shkruan ish-lojtari i Milanit

Seid Visin, ish-lojtari i akademisë së Milanit, u nda nga jeta në moshën 20-vjeçare dhe tashmë është zbuluar se kemi të bëjmë me një vetëvrasje dhe i riu kishte pasur probleme kohët e fundit. “Il Corriere della Sera” ka publikuar edhe letrën që ai ka lënë dhe zbulon se është hasur me racizëm, që nuk e ka përballuar dot.

“Kudo që shkoj, kudo që jam, ndjej peshën e shikimeve skeptike, të njëanshme, të neveritshme dhe të frikshme të njerëzve. Unë nuk jam emigrant, jam adoptuar kur isha fëmijë dhe mbaj mend që të gjithë më donin. Kudo që shkoja më flisnin me gëzim, respekt dhe kuriozitet. Tani më duket se gjithçka është kthyer përmbys.

Kam qenë në gjendje të gjej punë dhe më pas ta lë, pasi shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, refuzonin t’ju shërbeja unë. Nuk ndihesha i qetë, ata më akuzonin mua si përgjegjës që shumë të rinj italian nuk ishin në gjendje të gjenin punë.

Diçka ndryshoi brenda meje. Ishte sikur të kisha turp që jam një djalë i zi dhe kisha frikë nga fakti që konsiderohesha si emigrant. Ishte sikur unë duhet t’u provoja njerëzve që nuk më njihnin se isha njëlloj si ata. Italian dhe i bardhë. Bëja shaka të këqija për njerëzit e zinj për të treguar se isha si ata, por ishte shumë frikë.

Frikë për urrejtjen që pashë brenda syve të njerëzve kur shihnin emigrantët. Nuk doja që njerëzve t’u vinte keq për mua, thjesht dua t’i kujtoj vetes se vështirësitë dhe vuajtjet që po përjetoj janë një pikë uji në krahasim me oqeanin e vuajtjeve të përjetuara nga ata që preferojnë të vdesin para se sa të dalin nga ferri dhe mjerimi.

Ata njerëz rrezikojnë jetët e tyre, disa prej tyre madje e kanë humbur, vetëm për të shijuar atë që ne e quajmë thjesht jetë”, shkruante Seid Visin në letrën e fundit që ka lënë, për të shpjeguar pse kishte marrë vendimin tragjik për t’i dhënë fund jetës.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin