17/06/2021 , 5:02

U vra në atentatin ndaj prokurorit, familja e Andi Malokut padit në GJKKO dy të pandehurit

Familja e Andi Malokut, i mbetur i vrarë në atentatin e 1 nëntorit 2019, në makinën e prokurorit Arian Ndoja, ka kërkuar më Gjykatë dëmshpërblim pasuror ndaj dy të pandehurve, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ndërkohë seanca e sotme në Gjykatën e Posaçme dështoi sërish, për mungesë të avokatëve.

I thirrur në këtë seanca ishte dhe prokurori Arian Ndoja, por edhe ai nuk u paraqit. Procesi për atentatin e bujshëm ndaj Prokurorit dhe dy personave të tjerë pritet të gjykohet në themel, por dy seancat e para kanë dështuar.abcnews/

Related Posts

Kategorite

BIoscalin