Aktualitet

U vra në një atentat, familjarët e Aleksandër Sadikaj hapin pusin e ujit në Indonezi

Familjarët e Aleksandër Sadikaj, kanë hapur një pus uji në Indonezi, të cilit i kanë vënë emrin e 27-vjeçarit i cili humbi jetën në atentatin pranë rrethrrotulimit të TEG-ut vitin e kaluar.

Videon e kanë publikuar të afërimit e Aleksandërit në rrjetet sociale. Aleksandër Sadikaj humbi jetën në muajin qershor të vitit të kaluar, 2022, ku teksa ishte duke udhëtuar automjeti i tij shpërtheu në autostradën Sauk-Teg.

Si pasojë e lëndimeve të shumta që kishte marrë në trup, 27 vjeçari ndërroi jetë në spital. Pavarësisht se ai u dërgua me urgjencë në spital nuk mundi ti mbijetojë plagëve të marra.

Ndihmën e parë Sadikaj e mori nga shoferët e tjerë që ishin duke lëvizur krah tij. Ata e nxorën nga mjeti 27 vjeçarin e dërguan me makinat e tyre në spital. Asoj kohe u bë me dije se nga sasia e madhe e lëndës plasëse dhe shpërthimi i fuqishëm, ai humbi të dyja këmbët që në vendngjarje.

Aleksandër Sadikaj mbërriti me shenja jete në duart e mjekëve por fatkeqësisht vdiq pak momente me vonë.

@sanchofarm95

♬ original sound – (✿◠‿◠)

TRENDING

Exit mobile version