Bota

U zhduk në 4 korrik, biznesmeni gjendet i copëtuar në një frigorifer

Trupi i një biznesmeni të njohur është gjetur i copëtuar në një frigorifer. Mediat e huaja shkruajnë se biznesmeni gjerman u zhduk më 4 korrik. Biznesmeni gjerman Hans-Peter Mak, 62 vjeç, u zhduk në Tajlandë disa ditë më parë dhe mediat tajlandeze raportojnë se trupi i tij u gjet i copëtuar në një frigorifer.

Policia kontrolloi një shtëpi pranë Pattaya, ku hetuesit gjetën trupin e një burri. BILD ka mësuar nga burime pranë policisë se bëhet fjalë për shtetasin gjerman Hans-Peter Mak.

Pattaya.news e Tajlandës raporton, duke cituar ekspertë mjeko-ligjorë, se ai u copëtua, u paketua dhe u la në një frigorifer në një shtëpi me qira.

Familja e biznesmenit ofroi 77 mijë euro për informacion rreth tij. Pamjet e kamerave të sigurisë dyshohet se e tregojnë atë si viktimë e një krimi. Sipas mediave, biznesmeni gjerman është torturuar dhe më pas është copëtuar, shkruan “telegraf.rs”.

Hans Peter Mak jetonte në Tajlandë ku shiti pasuri të paluajtshme. Pak para zhdukjes ai ka pasur një takim pune për shitjen e një shtëpie.

Makina e tij Mercedes u gjet katër ditë më vonë, e larë dhe pastruar me kujdes.

Policia pretendon se autorët kanë dashur të shkatërrojnë provat. Mirëpo, pas zhdukjes së biznesmenit, nga llogaria e tij jashtë vendit janë transferuar 52 mijë euro. Policia po merr në pyetje tre të dyshuar.

TRENDING

Exit mobile version