Aktualitet

Udhëzimi i MSH për hapjen e kinemave: Rezervim online! S’ka pije dhe kokoshka në sallë

Zbardhet udhëzimi për hapjen e kinemave në kohë pandemie. Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nëse do të konstatohet një rast pozitiv do duhet të lahet dhe dezinfektohet kinemaja.

Kinematë do të funksionojnë sipas një grafiku përkatës për organizimin e orareve. Në rast se një nga punonjësit ka shenja ose është kontakt i një personi të infektuar nuk duhet të paraqitet në punë.

Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nëse do të konstatohet një rast pozitiv do duhet të lahet dhe dezinfektohet kinemaja. Ndërkohë në hyrje të ambienteve të saj do të matet temperatura. Asnjë individ me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të futet brenda.

Distanca në sallën e kinemasë do të jetë jo më pak se 1.5 metra. Rezervzimi i biletave duhet të bëjë online ndërkohë që shfaqjet duhet të transmetohen në distancë kohore prej 15 minutash për të shmangur përplasjet e klientëve që hyjnë dhe dalin nga kinemaja. Ndërkohë që filmat në kinema nuk do i shihni më me kokoshka apo pije freskuese sepse nuk do të lejohet konsumi i tyre në ambientet e brendshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version