Politike

Ujëra të pasigurta/ Lë mandatin e deputetes

Pasi derdhi lot për largimin e Grida Dumës, deputetja Flutura Açka duket se po e mendon lënien e mandatit të deputetes. Lotët i cilësoi goditje të momentit ndërsa shprehet se nuk e gjen veten në PD pasi nuk është ujëra të sigurta.

“Lotët e mi ishin goditje e momentit. Dija diçka, por nuk ma merrte mendja që e kishte marrë vendimin… edhe zëri i dridhur i Gridës dhe të gjitha bashkë, kjo ishte arsyeja e emocionit. Është vendim personal i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në politik dhe nga ai front.

“Kam përshtypjen se mjedisi në PD nuk është akoma aq i shtruar sa të jetë dashamirës. Kjo është një nga arsyet mendoj unë. As unë vetë nuk e gjej veten, nuk jam në ujëra aq të sigurta. Projeksioni im ishte ndryshe”, tha Açka në ‘Goca dhe Gra’.

E pyetur se për çfarë do e linte politikën, Açka tha se do ta bënte “vetëm për librin”.

Në përditësim…

TRENDING

Exit mobile version