Bota

Ukraina ‘mbledh’ bomba dhe dollarë

Koha e rindërtimit/ Scholz: Plan i ri Marshall

38 miliardë dollarë deficit vitin e ardhshëm. Kjo është vrima buxhetore e shkaktuar në Kiev nga pushtimi rus. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky foli në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës të mbledhur në Berlin, duke iu lutur botës perëndimore që ta ndihmojë Ukrainën

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se Brukseli do të kontribuojë me 1.5 miliardë euro çdo muaj vitin e ardhshëm.

“Nuk kemi kohë për të humbur – tha von der Leyen – Shkatërrimet janë tronditëse. Banka Botërore vlerëson koston e dëmit në 350 miliardë euro. Kjo është sigurisht më shumë sesa mund të sigurojë një vend ose një Union i vetëm. Ne kemi nevojë ndihmën e të gjithëve”.

Kancelari gjermane, mikpritës i konferencës së rindërtimit, tha se angazhimi do të jetë një lloj Plani Marshall.

Zelensky kërkoi që ndihma të arrijë sa më shpejt të jetë e mundur. Pak orë pas konferencës së Berlinit, Banka Botërore njoftoi gjithashtu lëvrimin e 500 milionë dollarëve për Ukrainën.

TRENDING

Exit mobile version