Ulet mosha e vaksinimit për covid-19 – Manastirliu: Do marrin dozat personat mbi 57 vjeç

Autoritetet shëndetësore kanë vendosur të ulin fashën e vaksinimit për COVID-19, duke arritur te personat mbi 57 vjeç. Gjithçka është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila kërkoi nga qytetarët të kontaktojnë me mjekun e familjes ose të regjistrohen në portalin e-Albania.

“Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtëpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksnimit”.

Deklarata e ministres u bë nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë administrimit të 25 mijë vaksinave Sputnik V të mbërritura ditën e premte.

SINRKON

“Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin