Bota

Unicef: Më shumë se një milion fëmijë janë larguar nga Sudani

 

Më shumë se një million fëmijë janë larguar nga Sudani për shkak të luftës, sipas Unicef.

“Në dy muaj luftë në Sudan janë larguar më shumë se një milion fëmijë, ndërsa 330 janë vrarë dhe më shumë se 1900 janë plagosur,” vuri në dukje Unicef.

Madip O’Brien, përfaqësuesi i organizatës në Sudan, në një deklaratë, denoncoi “makthin e pamëshirshëm në të cilin gjendjen fëmijët të cilët po vuajnë barrën më të rëndë të kësaj krize”.

“Fëmijët përbëjnë më shumë se gjysmën e popullsisë së Sudanit”, tha sot zyrtari i komunikimit rajonal i Unicef-it, Amar. Sipas organizatës, më shumë se 13.6 milionë fëmijë kanë nevojë për ndihmë humanitare në Sudan. Prej tyre, 620,000 vuajnë nga kequshqyerja dhe gjysma janë në rrezik të vdekjes nëse nuk marrin ndihmë në kohë.

Që nga 15 prilli, luftimet midis ushtrisë sudaneze nën gjeneralin Abdel Fattah al-Burhan dhe paraushtarakëve të gjeneralit Mohamed Hamdan Daghlo e kanë sjellë vendin, në prag të katastrofës.

Vetëm një pjesë e shërbimeve të spitaleve që ndodhen në zonat e luftës punojnë, por ka ditë kur mbyllen plotësisht. Kriza pritet të përkeqësohet me afrimin e sezonit të shirave, i cili zakonisht sjell malarien, mungesë të ushqimeve dhe rrit vdekjen e foshnjave.

Në këtë zonë në kufi me Çadin, mungesa e ujit të pijshëm i ekspozon fëmijët ndaj dehidrimit, diarresë dhe kequshqyerjes.

Konflikti në Sudan ka vrarë më shumë se 2000 njerëz, sipas të dhënave të fundit nga organizata joqeveritare ACLED. Më shumë se 2.2 milionë njerëz janë larguar nga vendi, më shumë se një milion u larguan nga Khartoum, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.

Më shumë se 528,000 refugjatë janë strehuar në vendet fqinje.

TRENDING

Exit mobile version