Aktualitet

Universiteti i Korçës do t’i bashkohet Tiranës? Kushi jep vendimin

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në një deklaratë për mediat ka sqaruar se universiteti i Korçës, “Fan Noli” nuk do të mbyllet dhe do të vazhdojë punën në vitin e ri akademik. Kushi tha se ka pasur propozime për mbylljen e tij por jo vendime definitive, ku shtoi se mund të ketë vetëm shkrirje të disa programeve që janë në tkurrje.

“Takimi ka qenë shumë konstruktiv me pedagogët, së pari folëm për vendimet e ministrisë dhe zhvillimet në universitet, se cilat janë problematikat. Dy janë drejtimet sesi mund të zhvillohet ky universitet, së pari është ndërkombëtarizimi, nismat duhet të rriten dhe të shtohen që universiteti të hapet më shumë për programe të dyfishta. Drejtimi i dytë është profilizimi i universiteteve, për të përcaktuar një strategji të mirë që të fokusohen në disa programe.

Duke parë trendët e studimit disa mund të jenë në tkurrje por disa mund të forcohen më shumë, nuk do të thotë asgjë që disa programe mund të mbyllen.

Universiteti do të vazhdojë por do të ngrihet edhe më shumë, ne do ta mbështesim zhvillimin e universitetit. Nuk ka pasur vendime definitive për mbyllje por propozime”, tha ministrja.

TRENDING

Exit mobile version