Urdhëri i Mehmet Shehut: Te arrestohet menjëherë! Eshtë armik i poshtër, agjent i Sherbimeve Sekrete Britanike

 

Une Saimir Maloku falenderoj Zotin qe me shpetoi nga Ferri i tmerrshme komunist duke i mbijetuar torturave te tmerrshme dhe kushteve me cnjerezore per 200 dite i vetmuar ne qeline e nendheshme te godines te Policise te Burrelit.

Plani per pushkatimin tim dhe babait te paralizuar si agjenta te mundeshem Britanike ne nje gjyq te planifikuar te dyte deshtoi me turp fale dhe ndihmes te popullit.

Ne respekt te shtrese te vuajtur politike dhe mijra viktimave te pafajshme si dhe te Demokracise keto 30 vite une kam informuar paperjashtim te gjitha ambasadat, institucionet dhe mediat nderkombetare kudo ne bote per krimet komuniste ku edhe sot nuk ka dite feste te fitores te Demokracise.

Ju uroj me rastin e festes te Fiter Bajramit shendet , lumturi dhe begati gjithe familjeve tuaja. Respekt dhe nderim per viktimat e pafajshme te komunizmit dhe per 870 ish te burgosurit politike dhe shume ish te internuar qe jane akoma gjalle

HISTORIA

Me date 4 Maj 1976 Kryeministri Mehmet Shehu me shkresen 1742 firmosi per arrestimin tim “ Te arrestohet menjehere. Eshte armik I poshter” me dyshime te medha si agjent i mundeshem i Sherbimeve Sekrete Britanike. Ne Dosjen time ky kriminel komunist shkruan per mua “ Kelysh I Perendimit” , ndersa Hysni Kapo per mua” si njeri me pikpamje mikroborgjeze perendimore”. Si sot 45 vite me pare me date 13 Maj 1976 ne ora 13:13 ne nje salle teper te madhe kulturore te Qytetit te Burrelit ne prani te 600 vetave perfaqesuesi me i larte i Partise Komuniste dhe i Ushtrise te Burrelit deklaroje:” Vendet e huaja perendimore me anen e turistave te huaj, te cilet jane agjenta te tyre dhe qe vizitojne Shqiperine kane per qellim permbysjen e pushtetit popullit. Ndalohet rreptesisht takimi i ushtarakeve dhe I qytetareve me keta turista .Midis nesh ka dhe te tille si Saimir Reshit Maloku, i cili per gati 10 vite eshte takuar ne shtepine e tij ne Tirane me mjaft turista angleze , Zvicerjane dhe Suedeze. Per keto takime te tij me turista e huaj , ai do te hetohet dhe do te pergjigjet para Partise dhe popullit per lidhjet e tij agjenturore. Pastaj dy oficer et e Sigurimit te Shtetit A.B. dhe F. XH. me vune prangat metalike ne duart e mia. Me mbajten per 200 dite i vetmuar ne kushte teper cnjerezore tre here me keq se ne Kampet E Perqendrimit Naziste . Hyra me peshe trupore 78 kg dhe dola 43 kg. Ujku komunist me hengri 35 kg . Pastaj gjyqi pa flete akuze, pa me lajmeruar per diten dhe oren e gjyqin, familjen, etj. Komunizmi ishte si Nazizmi sejcili me mbi 100 milione viktima te pafajshme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin