Sport

Urim special për ditëlindjen e Messit, Mbappe: Kam mësuar nga ti

Messi dhe Mbappe nuk do të luajnë më në të njëjtën skuadër, pasi sulmuesi argjentinas u transferua te Inter Miami. Sulmuesi i PSG, Mbappe i ka uruar ditëlindjen e 36-të “pleshtit”, me një postim në rrjetet sociale.

“Gëzuar ditëlindjen legjendë. Ju uroj ta kaloni ditën sa më mirë me familjen tuaj. Faleminderit për këto dy vite në Paris, kam mësuar shumë nga ju, si lojtar, si shok skuadre, si kundërshtar dhe si person. Vetëm për këtë ju jam mirënjohës. Fat i mirë në aventurën tuaj të re” – Shkruan Mbappe. Të dy sulmuesit kanë patur një bashkëpunim të mirë në Paris, duke kontribuar me shumë gola dhe asiste.

TRENDING

Exit mobile version