Kronike

Ushtroi dhunë ndaj gruas dhe vajzës, vihet në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së mitur në Devoll.

I arrestuari është shtetasi me iniciale N.S., banues në fshatin Baban, Devoll. Ndërkohë mësohet se bashkëshortja dhe vajza e mitur janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin N. S., 38 vjeç, banues në fshatin Baban, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

TRENDING

Exit mobile version