Kosova

Vajtimi i Vuçiçit në OKB: Diskutimi me Kurtin është më shumë monolog se sa dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nisur adresimin e tij në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), duke hedhur akuza kundër bashkësisë së organizuar ndërkombëtare, posaçërisht shteteve anëtare të NATO-s, në lidhje me “shkëputjen ilegale” të Kosovës në vitin 2008, sic tha ai, “pa referendum e pa asnjë formë demokratike”, teksa dhe ka shtuar se parimet e Kartës së OKB-së janë “shkelur brutalisht” në vitin 1999, duke shkaktuar vijimësinë e problemeve të tjera në botë.

“Përpjekja për copëtimin e vendit tim me shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 është ende në vazhdim. Perdhosja e Kartës së OKB-së në rastin e Serbisë ishte një nga shkaktarët e dukshëm të problemeve me të cilat po përballemi sot, të cilat shkojnë përtej kufijve të vendit tim apo të rajonit”, ka thënë presidenti serb gjatë fjalimit të tij.

Duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) dhe duke iu referuar takimit të 14 shtatorit në kuadër të nivelit të lartë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vucic u shpreh se “diskutimi me kryeministrin Kurti është më shumë monolog se sa dialog”, dhe ka insistuar në themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

“S do të vazhdojë të luftojë për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi për Kosovën, banorët e së cilës ne i respektojmë njësoj, pa dallim kombësie. Serbia dhe të gjitha institucionet po punojnë me kapacitet të plotë për të ruajtur dialogun me Kosovën nën patronazhin e BE-së. Kjo është detyra jonë”, ka deklaruar presidenti Vuçiç.

TRENDING

Exit mobile version