Pinknews

Vajza në foton me Andin nuk ishte Tea e “Për’puthen” por… Nuk ndalet Shqipja , reagon sërish

Ditën e djeshme, ish-konkurrentja e “Për’puthen” e pezulluar nga emisioni, publikoi një foto të vjetër të konkurrentit Andi Shehu, të cilin e puthte në faqe një vajzë.

Por, e vërteta rezultoi ndryshe.

Vajza në foto është ish- e dashura e Andit dhe fotoja është realizuar para 4 vitesh. Kjo verifikohet nga komenti i Andit që shkruan “Arushi më i madh se Frensi”, duke na zbuluar edhe emrin e vajzës.

Vajza në fjalë jeton në Gjermani dhe ka pak ngjashmëri me Tean, por nuk është ajo.

Kjo është ish- e dashura e Andit kur ishte e lidhur me të:

Dhe ajo  sot:

Pas këtyre lajmeve, Shqipja ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në InstaStory, ku vazhdon të pretendojë se vajza në fjalë është Tea.

Ajo ka publikuar edhe një tjetër foto ku krahason veshin e vajzës në foto dhe veshin e Teas, duke qenë se të dyja kanë pozuar profil.

“Po jua them dhe një fjalë te veshi. Natën”- shkruan ajo.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version