Aktualitet

Vajza u hodh nga kati i dytë, dhunohej nga prindërit me probleme të shëndetit mendor (DETAJET)

Detaje të reja kanë dalë në dritë për adoleshenten e cila u hodh nga kati i dytë i gjimnazit.

Vajza është nga Lushnja dhe ka dy prindër me probleme të shëndetit mendor të cilët e dhunonin. Vajza ka qenë me urdhër mbrojtje e strehuar në një nga qendrat rezidenciale për të mitur në Elbasan. Disa psikologë po merren me rastin ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë vajzën të hidhet nga kati i dytë.

Pas pyetjes së personave që e njihnin vajzën, mësohet se ajo ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike prej prindërve.

Gjendja e saj shëndetësore është e mirë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë të gjitha institucionet ZVA dhe qendrat rezidenciale kanë marrë urdhër për mos publikimin e rastit pasi vajza është e mitur dhe kontigjent vulnerabël.

TRENDING

Exit mobile version