07/06/2021 , 17:45

Vaksina e Moderna-s dëshmon shkallë të lartë efektiviteti tek moshat 12-18 vjeç! Kompania amerikane kërkon leje nga EMA për përdorim emergjent

Kompania Moderna ka kërkuar nga Agjencia Evropiane e Barnave EMA, miratimin për përdorim emergjent të vaksinës së COVID-19 për adoleshentët. Kompania farmaceutike amerikane deklaroi se  provat e Fazës së dytë dhe të tretë  që përfshinë gati 2.500 adoleshentë zbuluan se efikasiteti i vaksinës ishte 100%.

“Ne jemi tejet btë inkurajuar që vaksina Moderna kundër COVID-19 ishte shumë e efektshme në parandalimin e COVID-19 dhe SARS-CoV-2 tek adoleshentët,” tha në një deklaratë Stéphane Bancel.

Moderna ka paraqitur një kërkesë të ngjashme tek autoritetet Kanadeze dhe shtoi se do të kërkojë gjithashtu miratim nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit në Shtetet e Bashkuara si dhe “agjencitë rregullatore në të gjithë botën për këtë grupmoshe”.

Deri tani vaksina e Pfizer është miratuar në 28 maj për përdorim për moshat 12-15 vjeç.

Deri më tani Agjencia Evropiane e Barnave ka miratuar katër vaksina për përdorim tek personat mbi 16 vjeç në të gjithë Bashkimin Evropian:  Pfizer / BioNtech, AstraZeneca / Universiteti i Oksfordit, Moderna dhe Johnson & Johnson.

Vaksinimi për adoleshentët mbi moshën 12 vjeç ka filluar tashmë në SHBA, Itali. Rumani dhe Austri ndërkohë që qeveria franceze ka njoftuar se vaksinimi për moshat 12-18 do të hapet në 15 qershor, gjithmonë me miratimin e prindërve.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kritikuar këtë qasje, duke u bërë thirrje vendeve të pasura që deri më tani kanë marrë pjesën më të madhe të dozave të vaksinave të dhurojnë vaksinat e tyre për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin