ANGLI- Vaksina e Oxfordit dhe AstraZenecës mund të aprovohet vetëm për të rinjtë në vendet e Evropës. The Guardian shkruan se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se ka të dhëna të pamjaftueshme për efikasshmërinë e vaksinës së krijuar nga AstraZeneca. Drejtori ekzekutiv i EMA-së, Emer Cooke i ka thënë parlamentit Evropian se po shqyrton tërësinë e të dhënave të siguruara nga AstraZeneca nëpër grupe të ndryshme të moshave.
Ndërkohë që në lidhje me këto ka folur Shefi i AstraZenecës, Pascal Seriot. Ai pranoi se të dhënat e treguara deri tani kanë një sasi të kufizuar mbi efektet e vaksinës tek të moshuarit, por gjithashtu tha se vaksina ka një prodhim të fortë antitrupash. Më tej ai tha se nuk ka problem se si e aprovon EMA vaksinës, pasi tani ka shumë kërkesë për vaksina dhe mund ta përdorin si të duan.
“Sinqerisht, është mirë. Nuk ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë. Pra, nëse ata duan të përdorin një tjetër vaksinë për njerëzit e moshuar dhe vaksinën tonë për të rinjtë, cili është problemi? Nuk është problem,” tha ai.
Lajmin se vaksina anti-Covid e AstraZenecës fillimisht u publikua në gazetat gjermane. Ato shkruan se vaksinat e AstraZenecës janë vetëm 8% efektive për personat mbi 65 vjeç.