TURQI- Vaksina kinëze anti-Covid është miratuar për përdorim në Truqi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministri i Shëndetësisë në Turqi, Fahrettin Koca me anë të një dalje për mediat. Ai ka thënë se sipas vlersimeve të Komitetit Shkencor ata janë të sigurtë për efektivitetin e vaksinës dhe se faza e parë e vaksinimit të popullsisë do të nis shumë shpejt. Më tej, Koca tha se ai do të jetë një nga njerëzit e parë që do të marrë vaksinën në mënyrë që të bindë popullin për sigurinë e saj.
“Me vlerësimet e Komitetit Shkencor, ne jemi të sigurt për efektivitetin e vaksinës. Tani jemi të sigurt se vaksina është efektive dhe e sigurt për popullin turk. Së bashku me profesionistë të kujdesit shëndetësor, unë do të jem një nga njerëzit e parë që do të marrë vaksinën”, tha Koca.
Faza e parë e vaksinimit të popullsisë në Turqi do ta nisë shumë shpejt ku në këtë fazë do të vaksinohen rreth 9 milion njerëz. Në ditë pritet që të vaksinohen rreth 1.5 deri në 2 milion njerëz.