Bota

Vaksina merr miratimin brenda pak ditësh, Britania e Madhe nis fushatë me njerëzit e televizionit

BRITANI E MADHE- Britania e Madhe ka nisur një fushatë ndërgjegjsuese për të gjithë njerëzit që kanë frikë që të injektohen me vaksinën anti-Covid. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë thënë se për të bërë përgjënjeshtrimet për vaksinën anti-Covid janë ftuar mjekë me influencë dhe shumë personazhe të njohur.

Deri tani asnjë i famshmëm nuk e ka pranuar ftesën e qeverisë britanike, por sipas sondazheve të kryera anëtarët e familjes Mbretërore dhe futbollisti Marcus Rashford do të ishin idealë për të postuar mesazhe poztive në lidhje me vaksinën anti-Covid.

Fushata që po ndërmerr qeveria e Johnson ka ardhur pas një sondazhi të kryer ku rreth 6.4% e popullsisë në Britani dhe në SHBA janë të gatshëm që të kryejnë vaksinën anti-Covid pas teorive konspirative që kanë dëgjuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version