Bota

Vaksina ruse “Sputnik V” 95% efektive ndaj COVID-19

Vaksina ruse Sputnik V është “më shumë se 95%” efektive kundër COVID-19 nëse i referohemi “të dhënave paraprake nga vullnetarët të marra 42 ditë pas dozës së parë. Kjo u njoftua nga instituti kërkimor Gamaleya.

Kirill Dmitriev, CEO, Fondi i investimeve të drejtpërdrejta ruse, tha:

Qendra Gamaleya ka zhvilluar një nga vaksinat më efikase kundër koronavirusit në botë me një normë efikasiteti prej  95% dhe një çmim që është dy herë më i ulët se ai i vaksinave të tjera me shkallë të ngjashme të efikasitetit. ”

Fondi Rus i Investimeve RDIF njofton se kostoja e vaksinës ruse Sputnik V për tregjet ndërkombëtare do të jetë më pak se 10 dollarë për dozë duke filluar nga shkurti 2021, e cila është më pak se 20 dollarë për dy dozat e nevojshme për të vaksinuar një person.

Veçantia e vaksinës ruse qëndron në përdorimin e dy vektorëve të ndryshëm i cili lejon një përgjigje imune më të fortë dhe më afatgjatë krahasuar me vaksinat që përdorin një vektor të njëjtë për dyja dozat.

RDIF dhe partnerët kanë filluar prodhimin e vaksinës, e cila ruhet në një temperaturë prej +2 deri +8 gradë Celsius. Një regjim i tillë mundëson shpërndarjen e vaksinës në tregjet ndërkombëtare, si dhe zgjerimin e përdorimit të saj në rajone të vështira për t’u arritur, përfshirë zonat me klimë tropikale.

Që nga 24 nëntori më shumë se 22,000 vullnetarë u vaksinuan me dozën e parë dhe më shumë se 19,000 vullnetarë me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës në 29 qendra mjekësore në Rusi si pjesë e provave klinike. Aktualisht provat klinike të Fazës III janë aprovuar dhe po vazhdojnë në Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela dhe vende të tjera, si dhe Faza II-III në Indi. Kërkesat për më shumë se 1.2 miliardë doza të vaksinës Sputnik V erdhën nga më shumë se 50 vende. Furnizimet e vaksinave për tregun global do të prodhohen nga partnerët ndërkombëtarë të RDIF në Indi, Brazil, Kinë, Korenë e Jugut dhe vende të tjera.

Më 11 gusht, vaksina Sputnik V e zhvilluar nga Qendra Gamaleya u regjistrua nga Ministria e Shëndetësisë e Rusisë dhe u bë vaksina e parë e regjistruar në botë kundër COVID-19

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version