Rusia do të shpërndajë 100 milionë doza vaksina të Sputnik V në Europë, pas miratimit të dhënë nga Agjencia Europiane e Barneve, EMA që ka certifikuar prodhimin rus.
Lajmi bëhet i ditur nga vetë kompani shtetërore ruse. Ndërsa Hungari ka qenë shteti i parë i BE-së ka marrë vaksinën ruse pa pritur vendimin e EMA-s.
Furnizimi do të bëhet tremujorin e dytë të 2021, sipas një postimi në Tëitter nga Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF).
Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz. Më këtë shpërndarje shumë vendeve mund të përfitojnë ta marrin, duke i dhënë fund edhe debatit në lidhje me vonesat e prodhimit të kompanisë Pfizer, e cila ka stopuar prodhimin dhe ka bërë të ditur se do të vonojë vaksinat e tyre.