NTV
No Result
View All Result
28/02/2021 , 13:20
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
28/02/2021 , 13:20
NTV
No Result
View All Result
Home Bota

Vaksinimi maratonë i BE-së nis me probleme

Kontrolli i temperaturës gjithashtu shkaktuan vonesa në dorëzimin e dozave në Spanjë

by Cuci
29/12/2020 , 8:43
Shpërndahen vaksinat ndërsa rriten rastet me koronavirus
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e Bashkimit Evropian për të vaksinuar banorët e bllokut kundër COVID-19-s, pati një fillim të pabarabartë të asaj çka pritet të jetë një përpjekje maratonë për të imunizuar 450 milionë njerëz me qëllimin për të mposhtur pandeminë.

Procesi nisi në fundjavë me punonjësit e shëndetësisë dhe banorët e shtëpive të kujdesit shëndetsor si ndër të parat grupe që morën vaksinën e Pfizer/BioNTech-ut, e cila duhet të ruhet në temperatura ultra të ftohta.

Por procesi shënoi disa problematika që prej fillimit.

Zyrtarët në Gjermaninë jugore thanë të hënën se do të hidhnin rreth 1000 doza pasi zbuluan se ato nuk ishin ruajtur në temperaturën e duhur.

Kontrolli i temperaturës gjithashtu shkaktuan vonesa në dorëzimin e dozave në Spanjë.

Në Itali ndërkohë disa politikanë u ankuan se Gjermania, shteti anëtar më i madh i BE-së dhe shtëpia e BioNTech-ut mund të marrë më shumë doza nga sa i takojnë.

Problemet janë një provë e hershme e vendimit të BE-së për t’i blerë vaksinat së bashku, gjë që ka lënë bllokun pas Shteteteve të Bashkuara, Britanisë, Izraelit dhe Zvicrën në miratimin dhe administrimin e vaksinave të para.

BE-ja do të marrë 12.5 milionë dozat e para të vaksinës së Pfizer-it deri ditën e Vitit të Ri. Shpërndarja e 200 milionë dozave në 27 vendet e saj anëtare do të përfundojë deri shtatorin e ardhshëm. Vaksina merret në dy doza.

Ndërkaq po zhvillohen bisedime mbi shpërndarjen e 100 milionë dozave të tjera jo detyruese sipas kontratës së nënshkruar me dy kompanitë, thotë BE-ja.

Por BE-ja ka nënshkruar marrëveshje edhe me prodhues të tjerë të vaksinave krahas Pfizer-it, mes tyre Moderna dhe AstraZeneca, me të cilat ka rënë dakord për më shumë se dy miliardë doza në total. Planet janë që të vaksinohen të gjithë të rriturit deri në fund të vitit të ardhshëm.

Borrell akuzon Rusinë për përhapjen e dezinformacionit mbi vaksinat perëndimore.

Diplomati i lartë i Bashkimit Evropian tha të hënën se media publike ruse ka përhapur informacion të rremë mbi vaksinat evropiane dhe amerikane që luftojne COVID-19 në ato vende ku Moska dëshiron të shesë vaksinën e saj.

“Zhvilluesit e vaksinave perëndimore po tallen hapur prej medias shumëgjuhëshe të kontrolluar nga shteti rus, gjë që ka çuar në disa raste në pretendime absurde se vaksinat do t’i kthejnë njerëzit në majmunë“, shkruante Josep Borrell në një postim në blog.

Moska vazhdimisht i ka mohuar këto akuza dhe pretendon se Sputnik V është në shënjestër të një fushate dezinformimi të mbështetur nga të huajt.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF), i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë vendit, nuk iu përgjigj kërkesës për koment mbi deklaratën e zotit Borrell. Ministria e Shëndetësisë gjithashtu nuk ka pranuar deri tani të komentojë. Roskomnadzor, mbikëqyrësi i medias ruse, nuk i është përgjigjur një kërkese për koment.

Kur prodhuesi i ilaçeve AstraZeneca, i cili po punon me Universitetin e Oksfordit për prodhimin e një vaksine kundër COVID-19-s, ndaloi testet klinike në shtator për shkak të një sëmundjeje të pashpjegueshme që u vu re tek një vullnetar, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se Sputnik V ishte më i besueshëm, ndërsa vaksina kandidate britanike ishte një “vaksinë për majmunë”, siç tha ai.

Javën e kaluar Rusia dërgoi grupin e saj të parë të vaksinave kundër koronavirusit në Argjentinë si pjesë e një marrëveshjeje prej 10 milionë dozash. Ajo ka nënshkruar marrëveshje edhe me një numër vendesh të tjera të Amerikës Latine dhe Azisë. Të dyja dozat e vaksinës ruse kushtojnë më pak se 20 dollarë për person.

Related Posts

Nikos Dendias: Greqia nuk do të bëhet “qeni i Pavlov” i Turqisë
Bota

Nikos Dendias: Greqia nuk do të bëhet “qeni i Pavlov” i Turqisë

26/02/2021 , 14:24
Edhe 300 milionë vaksina të tjera…BE, 2.6 miliardë doza për 450 milionë banorë
Bota

BE: Do të vaksinojmë 70% të popullsisë deri në fund të verës, shpresë për turizmin europian

26/02/2021 , 13:59
Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri Kapitol-in
Bota

Përkrahësit e ish-presidentit Trump duan të sulmojnë përsëri Kapitol-in

26/02/2021 , 12:19

Recent Posts

  • Do kishin guxim t’i vishnit? Bleona Qereti stampon në bluza fotot e saj nudo
  • Juves nuk i mjafton Ronaldo, ngec në Verona
  • Rama konfirmon: Do të jem në listën e Durrësit për zgjedhjet e 25 prillit
  • E shfrytëzonte për luftime të paligjshme/ Gjeli ‘hakmerret’ ndaj pronarit dhe e vret me thikë
  • Drama Covid-19 në industrinë e turizmit! Agjencitë rrezikojnë falimentin, ç’pritet në verën 2021?

Kategorite

  • Aktualitet (1,966)
  • Bota (1,946)
  • DOSSIER (16)
  • Ekonomi (237)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (124)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (301)
  • Kronike (730)
  • kryesore (3)
  • Kulture (57)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (659)
  • MEMORIE (29)
  • Moti (119)
  • OPINION (41)
  • Pinknews (1,361)
  • Politike (949)
  • Rajon (176)
  • REAGIM (122)
  • Shendeti (444)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (75)
  • Sport (410)
  • Videonews (378)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!