DANIMARKË-Qeveria daneze ka njoftuar se ka në plan të paraqesë një dokument dixhital me anë të cilit njerëzit do të mund të jenë në gjendje të provojnë se janë vaksinuar për Covid-19.
Sipas TheGuardian, ajo do të quhet “Corona-Pass, dhe do të lejojë qytetarët danezë për qëllime të biznesit dhe udhëtimeve, të jenë në gjendje të provojnë se janë vaksinuar kundër Covid-19. Pjesa e parë e procesit do të përfshijë mundësimin e danezëve për të parë statusin e tyre të vaksinës duke u futur në platformën shëndetësore në internet të Danimarkës.
Ndërkohë, një zëdhënës i ministrisë ka thënë se Corona Pass është ende në fazën e parë të zhvollimit dhe pritet të zgjaste tre deri në katër muaj.