Aktualitet

Vangjeli: Ka një listë të gjatë me njerëz të politikës dhe medias dhe jo vetëm me këtë vajzë…

Analisti Lorenc Vangjeli tha se ish-kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici pati fatin e keq që doli në televizor, sepse histori të tilla kanë shumë njerëz të politikës dhe medias.

Debati në studio:

Lorenc Vangjeli: Shën Agustini thotë se nuk ka gjetur pisllëk më të madhe se te puritanët. Sot është dita e hipokritëve që ndryshe nga Safeti, po njëlloj si Bill Klintoni kanë patur vetëm një diferencë: Në Tiranë nuk ekziston nëse nuk del në televizor.Safeti i shkretë pati fatin e keq që doli në televizor. Ka një listë të gjatë tronditëse me njerëz të politikës, medias, të cilët jo vetëm me këtë vajzë, kanë histori të tilla. Dobësia është njerëzore. Krishti tha…

Andi Tela: Po gjen një mënyrë se si ta mbrojë.

Lorenc Vangjeli: Jo, jo. Krishti tha: Të hedhë gurin i pari ai që nuk ka bërë mëkat. Unë nuk e hedh gurin. Kjo e sotmja e bën shumë më të rëndë historinë dhe e fut në një rrjedhë tjetër, penale dhe politike.

Neritan Sejamini: Ti po thuaje, meqë nuk jemi puritanë, jemi hipokritë nëse flasim për diçka. Nëse një hajdut denoncon një akt vjedhjeje, nuk quhet kjo?

Lorenc Vangjeli: Patjetër që quhet. Një person që tradhton gruan ka të drejtë ta sulmojë Safet Gjicin për aferën seksuale?

Është hipokrite. Ballë për ballë vetes ai nuk ka të drejtë. Me korrupsionin tani ai është subjekt i SPAK-ut. Vepron apo nuk vepron SPAK-u ne nuk e dimë, por nëse nuk vepron ne gjykojmë se nuk ka zbatuar ligjin.

TRENDING

Exit mobile version