Bota

Varianti ‘Gryphon’/ BE me masa të reja antiCovid

TIRANË– Bashkimi Evropian pritet të marrë sot masa në lidhje me frenimin e përhapjes së variantit të ri të Covid-19 që është shpërndarë në mënyrë masive në Kinë. Pas masave të marra nga disa vende, pritet që sot BE-ja të dalë me një qasje të përbashkët. Mund të bëhet fjalë për rikthimin e maskave apo dhe bërjen e testeve para udhëtimeve.

Vendet që kanë marrë masa deri më tani janë Italia, Spanja, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-të. Këto vende kërkojnë teste për të gjithë uhdëtarët që futen nga Kina. Shqipëria nuk e ka kusht testin për udhëtarët që vijnë nga Kina. Komiteti Teknik i Ekspertëve ka kërkuar që qytetarët të bëjnë doza vaksina shtesë për tu mbrojtur.

Vetë Kina thotë se kufizimet e disa vendeve për hyrjen e udhëtarëve nga Kina nuk kanë bazë shkencore dhe se janë masa të tepruara janë të papranueshme. Nga 7 dhjetori, Kina është përballur me një valë të re infektimesh, për shkak të perhapjes së variantit të ri të Covid-19, Gryphon.

TRENDING

Exit mobile version