Aktualitet

VARIANTI OMICRON, OBSH NGRE ALARMIN, TSUNAMI RASTESH NE BOTE

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus, tha se “tsunami i rasteve” të Covid në të gjithë botën është i madh dhe i shpejtë dhe po mbush sistemet shëndetësore. Omicron, shtoi ai, duket se është “më pak i rëndë se Delta, veçanërisht në mesin e të vaksinuarve”, por kjo “nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si i lehtë. Ashtu si dhe variantet e mëparshme, ai shkakton shtrime në spital dhe vdekje”.

Sipas autoriteteve të shëndetësisë në Itali, testet e shpejta nuk janë të sigurta pasi ato fshehin rerth 40%  të rasteve positive.

Premtimi i BE-së

Bashkimi Evropian planifikon të eksportojë 700 milionë doza të vaksinave kundër Covid deri në mesin e vitit 2022. Këtë e bëri të ditur presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në një video-mesazh të transmetuar në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version