NTV
No Result
View All Result
21/02/2021 , 13:54
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport
21/02/2021 , 13:54
NTV
No Result
View All Result
Home Politike

Vasili: Rama njësh me Ndranghetan, kundër DASH, Antimafias, Europës!

by Ballhysa
28/01/2021 , 15:19
Petrit Vasili konferencë për shtyp nga selia e LSI-së
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Transparency International, ka evidentuar qartë situatën e qeverisjes në Shqipëri e ka nënvizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që kjo qeveri e korruptuar deri në palcë, grabitqare dhe hajdute, nuk ka kursyer me tenderat e saj as paratë në kohën e Covidit, në kohën më të madhe të fatkeqësisë së shqiptarëve. Qeveria e ka parë Covidin si një mundësi të mrekullueshme në thonjëza, për të grabitur e për t’u pasuruar. Sigurisht që kjo është fare evidente, pasi paratë që duhet të shkonin për të ndihmuar biznesin, për të mbështetur mijëra e mijëra të sëmurë për t’u kuruar në shtëpi e për të ofruar ndihmën financiare për të blerë barnat e domosdoshme, nuk u ofruan kurrë.

Ky është shqetësim madhor i Transparency International, i shoqëruar edhe me shqetësime të tjera si dhunimin e lirisë së shprehjes së qytetarëve, për t’ua pamundësuar atyre që të denoncojnë historitë e shumta të korrupsionit. Këta tendera që Transparency International vë në dukje, që u grabitën në kohën e pandemisë, shqiptarët nuk kanë harruar që të ashtuquajturit tendera sekretë, të cilët merreshin me dhjetëra e dhjetëra nga ata klientë të pushtetit, klientë të cilët përmenden qartë edhe në përgjimet e antimafias italiane. Përfundimisht është e qartë që gjithçka është në funksion të klientëve të qeverisë dhe të pastrimit të parasë. Pra paraja e pisët, paraja e krimit, e drogës, e të gjithë llojeve të trafiqeve, që nuk mund të pastrohet gjëkundi, pastrohet në Shqipëri për të rrënuar ekonominë shqiptare e për të varfëruar shqiptarët.

Si është shndërruar Shqipëria në një lavatriçe dhe cila ka qenë strategjia e Edi Ramës? Ka pasur vetëm një strategji të tij kundër çdo kërkese, qoftë Departamentit Amerikan të Shtetit, qoftë të Bashkimit Europian e të Parlamentit Europian, apo konstatimeve të antimafias, vetëm e vetëm për t’i lënë fushë të lirë pastrimit të parave dhe mafiozëve. Është fare e qartë, pasi që 2 vjet më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit thoshte shumë qatë dhe prerë: “Vendi mbetet në rrezik të konsiderueshëm për pastrimin e parave, për shkak të korrupsionit të shfrenuar dhe institucioneve tepër të dobëta ligjore dhe qeveritare.” Departamenti Amerikan i Shtetit theksonte: Institucionet shqiptare nuk janë efektive  në luftën kundër pastrimit të parave si rezultat konkludonte, paratë e pista në vend pastrohen lehtësisht.”

Faktet janë shumë të qarta. Fakte të tjera  më të qarta akoma për ta konfirmuar këtë është sesi boomi i ndërtimeve, pra miliarda euro ndërtime nuk sjellin rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Ku shkojnë paratë? Ku zhduken paratë, çuditërisht megjithëse ka një boom ndërtimesh, 1.2 miliardë euro në 3 -4 vitet e fundit të injektuara në këto ndërtime dhe kemi një ulje me 18% të mbledhës së TVSH, pikërisht nga këto aktivitete të mëdha. Pra aktivitete të mëdha me qindra milion euro qe nuk sjellin të ardhura në buxhet. Sepse pastrimi i parave në mënyrë masive, kjo mega lavatriçe në mënyrë të veçantë siç është shndërruar Tirana, provojnë qartë në mënyrë kokëfortë që ky është një mekanizëm i vetëm i cili është në duart e Edi Ramës, i cili pasi nuk realizoi amnistinë fiskale, që t’ju jepte mundësi këtyre parave të pista, zgjodhi këtë lavatriçe gjigante, duke iu kundërvënë, DASH-it, Parlamentit Europian dhe antimafias italiane.

Pra kemi këmbëkryq mafien në qeveri dhe duart e mafies funksionojnë nëpër duart e qeverisë për të marrë jo vetëm 20% e miliardave që fusin në lojë por për t’ua bërë më të mjeruar gjithmonë e më shumë jetën shqiptarëve. Kjo strategji tashmë është e hapur i vetmi institucion i cili çuditërisht ne prej ditësh po i bëjmë thirrje nga kjo foltore është SPAK, i cili duhet të lëvizë në mënyrë të rrufeshme pasi faktet ulërasin, janë tepër të rënda.

Gjeografia politike lëviz nga Washingtoni në Bruksel e në Romë, vetëm SPAK në Tiranë që i ka faktet qindra metra larg derës së zyrave të vetë akoma nuk i sheh. SPAK është në provën e ekzistencës së tij, provën e qëndrueshmërisë së tij, provën e pavarësisë së tij. Ose fiton luftën me mafien, me pastrimin e parave, me shkatërruesit e pronës publike dhe rrëmbyesit e tyre në duart e Malavitës ose nuk ka pse ekziston. Shqiptarët nuk kanë pse të paguajnë, institucione drejtësie që ia bëjnë autostradë veprimtarinë krimit, por paguajnë institucione të cilat i hedhin prangat në duar krimit dhe qeveritarëve të lidhur me krimin.

Tags: kryesorepetrit vasili

Related Posts

A do votojnë emigrantët? Përgjigjet Balla: Frika ime është se PD-LSI po bëjnë gjithçka për të penguar këtë proces
Politike

A do votojnë emigrantët? Përgjigjet Balla: Frika ime është se PD-LSI po bëjnë gjithçka për të penguar këtë proces

21/02/2021 , 13:51
Nga Tinka Kurti, Roza Anagnosti tek Alfred Moisiu/ Kush janë personalitetet që u vaksinuan sot në stadiumin “Air Albania” (FOTO)
Politike

Nga Tinka Kurti, Roza Anagnosti tek Alfred Moisiu/ Kush janë personalitetet që u vaksinuan sot në stadiumin “Air Albania” (FOTO)

21/02/2021 , 13:13
Vaksinimi i personaliteteve, Rama iu përgjigjet akuzave: E padenjë gjithë kjo stuhi! Ata kanë sakrifikuar për vlerat e shoqërisë
Politike

Vaksinimi i personaliteteve, Rama iu përgjigjet akuzave: E padenjë gjithë kjo stuhi! Ata kanë sakrifikuar për vlerat e shoqërisë

21/02/2021 , 12:18

Recent Posts

  • A do votojnë emigrantët? Përgjigjet Balla: Frika ime është se PD-LSI po bëjnë gjithçka për të penguar këtë proces
  • ZYRTARE/ Në kulmin e krizës, Tirana shet talentin bardheblu, Ernest Muçi transferohet tek gjigandi polak
  • Melisa merr 1 milion klikime në këngën e re, nisin komentet thumbuese: Më ngordhi qeni sa të dëgjoi ty
  • Shkodër/ Shënjestra e të shtënave me armë ishte një 30-vjeçar, ngrihen pika kontrolli për kapjen e autorëve
  • Pogradec/ Goditi me mjet të fortë 65-vjeçarin, ndalohet autori i shpallur në kërkim

Kategorite

  • Aktualitet (1,885)
  • Bota (1,856)
  • DOSSIER (15)
  • Ekonomi (232)
  • Foto lajm (11)
  • Horoskopi (117)
  • Kembimi valutor (20)
  • Kosove (289)
  • Kronike (640)
  • kryesore (1)
  • Kulture (55)
  • LAJMI I FUNDIT (95)
  • Lifestyle (611)
  • MEMORIE (28)
  • Moti (115)
  • OPINION (40)
  • Pinknews (1,197)
  • Politike (779)
  • Rajon (170)
  • REAGIM (115)
  • Shendeti (419)
  • Shkrime (14)
  • Shtypi Dites (28)
  • Sociale (72)
  • Sport (377)
  • Videonews (355)

Moti ne disa qytete

booked.net

Kembimi valutor

Exchange Rates

Statistikat e Covid-19

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

© 2020 NTV

  • Kreu
  • Live TV
  • Politike
  • Shendeti
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sociale
  • Pinknews
  • Sport

Welcome Back!

OR

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

OR

Fill the forms below to register

*Duke u regjistruar ne kete website pranoni Kushtet dhe Politikat e Privacise
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

Ky website perdor cookies. Duke vazhduar ju pranoni perdorimin e tyre!