Aktualitet

Vdekja e 52-vjeçarit nga djegia e banesës/ Fqinji: Zjarrfikësja erdhi 40 minuta me vonesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë pas mesnatës në lagjen Zogaj në Shkodër, ku një 52-vjeçar humbi jetën pasi banesa e tij u shkrumbua plotësisht nga flakët. Fatmirësisht bashkëshortja e tij arriti të dalë nga banesa pa dëmtime nga zjarri.

Ndërkohë një nga fqinjët e çiftit ka treguar për mediat momentet e zjarrit dhe përpjekjet për ti ardhur në ndihmë 52-vjeçarit dhe bashkëshortes së tij. Ai ka treguar se e lajmëruan menjëherë zjarrfikësen por kishin arritur në vendngjarje pas 40 minutash.

“Në orën 2 pa një çerek ka dalë e shoqja jashtë duke kërkuar ndihmë.Sepse vetëm unë e kam komshi.Tu bërtit o Riza o Riza, hajde se u dogj burri. Djali ka ardhur e ka mbetur shakull në oborr prej trishtimit duke kërkuar ndihmë për të atin. Kam ardhur me djalë e me gru, jam futur deri në katin e parë te shkallet duke thirr emrin e të shoqit o Bahri.

Nuk është përgjigj. Kam marrë me u ngjit në kat të dytë, më ka dal tymi e flaka përballë. Ka ardh djali pastaj më nje shok të vetin, janë ngjitur deri lart dhe kanë qenë duke ngel atje lart prej tymit. Kam marrë zorrën e ujit dhe jam munduar për me e fik zjarrin. Kemi lajmëru zjarrfikësen, ato mund të kenë ardhur pas 40 minutash”, tregoi ai.

TRENDING

Exit mobile version