Aktualitet

Vdekja e Jani Rustemit, familjarët: Djalit i janë thyer këmbët

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

Familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Jani Rustemi u arrestua për një vjedhje, por është ndier keq dhe më pas është dërguar në spital. Dyshohet se i është dhënë një dozë e lartë metadoni”, ka raportuar gazetari Igli Çelmeta.

 

 

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.

TRENDING

Exit mobile version