Politike

Vdekja e Kurtit/ Salianji: Ardi Veliu manipuloi ngjarjen

Deputeti demokrat Ervin Salianji, i ftuar në “Radar Informativ” kërkon që të nisin hetimet ndaj Ardi Veliut. Duke folur për vdekjen e Lear Kurtit, Salianji u shpreh se Veliu ka tentuar që të mbulojë disa ngjarje që implikonin policinë.

“Të gjitha provat, dëshmitë tregojnë që nuk janë ato që ka thënë policia, si që e kanë çuar me shenja jete ne komisariat, që nuk kanë ushtruar. Nisja e hetimeve duhet të bëhet për Ardi Veliun, manipuloi edhe ngjarjen e Elbasanit, manipuloi kur u dhunua një fëmijë, adoleshent, pra është përsërits. Çfarë besimi mund të kesh te prokuoria kur nenin e kishte citur gabim, kur bën deklaratë të përbashkët me AMP, s’kanë punë me njëra-tjetrën. Jemi në regjim, gjithçka kontrollohet nag një dorë, nuk ka përgjegjësi politike. Është i njëjti drejtues që ishte kur u vra Klodian Rasha dhe tha ishte me pistoletë, gjuajti policët. Më kriminale është mbulimi i ngjarjeve”, tha Salianji.

TRENDING

Exit mobile version