Bota

Vdes në moshën 86-vjeçare Martti Ahtisaari

Ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka vdekur sot në moshën 86-vjeçare.

Lidhur me këtë bën me dije Zyra e Presidentit të Republikës së Finlandës, shkruan mediumi finlandez Ilta-Sanomat.

Ahtisaari ka ndërruar jetë sot, të hënën në orën 06:40 në Helsinki.

Ahtisaari ishte presidenti i dhjetë i Finlandës.

Ai mbajti detyrën në vitet 1994–2000. Para presidencës së tij, ai ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në OKB.

Pas presidencës së tij, Ahtisaari themeloi organizatën e paqes CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation dhe shërbeu si negociator dhe ndërmjetës për paqen në pozitat ndërkombëtare.

Ahtisaari u nderua me Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2008 për punën e tij afatgjatë për paqen.

Ahtisaari kishte refuzuar të pranonte se luftërat dhe konfliktet ishin të pashmangshme.

“Paqja është çështje e vullnetit. Të gjitha konfliktet mund të zgjidhen dhe nuk ka asnjë justifikim që t’i lejojmë që ato të bëhen të përjetshme”, kishte deklaruar Ahtisaari gjatë pranimit të Nobelit më 2008.

Ahtisaari ishte tërhequr publike dhe politike më 2021, pasi u diagnostikua me sëmundjen e Allzajmerit.

 

TRENDING

Exit mobile version