Bota

Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro! Për 30 vite jetoi në arrati

Vdes në spitalin e burgut bosi i mafias ‘Cosa Nostra’, Matteo Messina Denaro. 62 vjeçari i cili ishte në arrati prej 30 vitesh u prangos në janar të këtij viti teksa po shkonte në kimoterapi në një klinikë private. Ai ishte në koma të pakthyeshme në spitalin e qytetit të Italisë, L’Aquila, ku ishte i burgosur nën regjimin “41 bis” pas arrestimit të tij në Palermo janarin e kaluar Duke qenë i kërkuar për gati 30 vite, ai ishte i arratisuri më i gjatë i fshehur në Cosa Nostra. Në spitalin L’Aquila ai po trajtohej për kancerin e zorrës së trashë. Messina Denaro konsiderohet si një nga pasuesit e Bernardo Provenzanos, i cili u arrestua ndërsa ishte fshehur në fermë jashtë Corleone, Siçili, në prill 2006.

Lajmi ne perditesim…

TRENDING

Exit mobile version