Politike

Veliaj për Metën e Argitën: Njerëz me dy standarde, kur babi e burri arrestohen…

Kryebashkiaku Veliaj ironizoi protestën e Ilir Metës dhe Argita Berishës para Bashkisë së Tiranës. Ai tha se është qesharake që të protestojë Meta dhe Argita, njerëz me dy standarde që kur u intereson thonë SPAK është i keq, e kur nuk iu intereson thonë se është i mirë.

“Ti mjafton të shikosh se kush protestoi para bashkisë, Ilir Meta dhe partiçka e tij. Të dalë Ilir Meta dhe të protestojë kundër korrupsionit, është tamam ajo me historia me breshkën. Të dalë Argita Berisha dhe të thotë SPAK-u qenka shumë i mirë, kur arreston 2 vetë nga 11700 punonjës të bashkisë.

Ndërkohë që SPAK-u është shumë i keq kur arreston babin e vet. Jam duke folur për ata 100 vetë që ishin poshtë bashkisë dhe raporti që kanë me drejtësinë. Raporti që kanë ata është që kur babi dhe kur burri arrestohet, SPAK-u, Altin Dumani, që tani i vënë nofka, është shumë i keq, kur bën këta të bashkisë është shumë i mirë”, u shpreh Veliaj

TRENDING

Exit mobile version