17/06/2021 , 2:32

Vëllai kishte ditë që e kërkonte, gjendet trupi i pajetë i shqiptarit në Itali/ Ja pistat ku po hetojnë autoritetet

Mediat italiane shkruajnë se një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pranë ish-fabrikës së qelqit, ndërsa ka dyshime se është vrarë.

Ende nuk ka një rezultat zyrtar për shkaqet e vdekjes, ndërsa pritet edhe përgjigja nga autoritetet në lidhje me shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Autoritetet e vendit fqinj po hetojnë në dy pista e ata janë ajo natyrale, si dhe e vrasjes.

Trupi i të riut shqiptar në Empoli kishte nisur të dekompozohej, ndërsa vëllai i tij ka bërë zbulimin e tmerrshëm.

Ai nuk kishte pasur informacione nga vëllai për disa ditë, ndaj edhe kishte nisur kërkimet. Të dy frekuentonin mensën popullore në qytet dhe fakti që i vëllai nuk ishte paraqitur, kishte ngritur dyshime tek ai.

Ai ka treguar se vëllai i tij ndodhej në Itali prej gati 20 vitesh. Trupi i tij është gjetur i shtrirë në tokë në zyrat e ish-kompanisë, jo shumë larg qendrës së qytetit.

Në ambientet e ish-fabrikës, hetuesit gjetën elemente që sugjerojnë se njerëz të tjerë të pastrehë frekuentonin atë vend. Kjo është arsyeja pse po hetohet edhe vrasja.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin