Vëllai vodhi paratë në firmën e saj, e pëson 51-vjeçarja, tentoi të fshehë krimin bashkë me fëmijët e saj

Një vjedhje ka ndodhur në një firmë në Vlorë, ku në pranga ka rënë vetë bashkëpronarja. Policia dyshon se grabitësi ka qenë vëllai i saj, ndërsa ajo dhe dy fëmijët kanë penguar zbardhjen e të vërtetës. 52-vjeçarja u arrestua pasi sipas policisë tentoi të pengonte zbulimin e së vërtetës, të njëjtën gjë kanë bërë edhe djali dhe vajza e saj, të moshës 23 dhe 26 vjeçe, ndaj të cilëve ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

Në shtëpinë e 51-vjeçares policia gjeti gjithashtu një sasi të konsiderueshme parash, që dyshohet se janë paratë e vjedhura nga firma e saj, ndërsa autori është shpallur tashmë në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Veprime qe pengojnë zbulimin e të vërtetës” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të shtetases A. Sh., 51 vjeçe, bashkëpronare në një firmë, pasi  ka kryer veprime për të fshehur autorësinë mbi vjedhjen e ndodhur në këtë firmë dhe nuk ka dhënë ndihmën përkatëse për të bërë të mundur zbulimin e ngjarjes. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e kësaj shtetaseje është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash që dyshohen se janë siguruar nga kryerja e veprave penale. Në vijim të veprimeve u proceduan në gjendje të lirë shtetasit A. Sh., 26 vjeçe dhe A. Sh., 23 vjeç (vajza dhe djali i shtetases A. Sh.), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi L. T., 48 vjeç, vëllai i shtetases A. Sh”.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin