Connect with us

Biznes

Vende pune dhe 20 milionë euro në vit nga ndërtimi i ‘Vlora Marina’

Published

on

Jahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen në të sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime. I gjithë ky investim do të përkthehet edhe në vende të reja pune dhe të ardhura të shtuara për zonën.

Rreth 20 milion Euro të ardhura në vit pritet që t’i shtohen ekonomisë së Vlorës kjo falë marinës që shumë shpejt do të ketë ky qytet. Vlora Marina është projekti që do të zëvendësojë portin industrial dhe do të ndryshojë rrënjësisht këtë realitet. Projektuesit kanë parashikuar një kapacitet prej rreth 450 vendesh ankorimi ndërsa Kryeministri i vendit ka premtuar një marinë moderne e cila do të sjellë standard të klasit botëror.

ahte dhe mega jahte, anije turistike dhe krociera do të ankorohen në të sipas praktikave botërore, krahas shumëllojshmërisë së shërbimeve mbështetëse, si hoteleri, bar dhe restorant, gastronomi, palestër dhe sigurisht plazh, që do të ofrohen për ta plotësuar përvojën e turistëve që do të zgjedhin Vlorën për pushime. I gjithë ky investim do të përkthehet edhe në vende të reja pune dhe të ardhura të shtuara për zonën.

Aktualisht porti industrial i Vlorës është në gjendje të mjeruar, me infrastrukturë të prapambetur dhe volum minimal qarkullimi njerëzish dhe mallrash. Gjendja ekzistuese e tij është kthyer në pengesë për shfrytëzimin e potencialit të plotë turistik të bregdetit tonë.

Ndërsa me investimin më të ri, Vlora Marina do të bëhet shumë shpejt porta hyrëse e vendit tonë për itineraret më të njohura turistike duke e futur Shqipërinë në hartën e turizmit elitar.

Biznes

Konfindustria: Abuzohet me shitjen e karburanteve

Published

on

By

Teksa çmimi i naftës, benzinës dhe gazit vijon të jetë i lartë, Konfindustria shpreh shqetësimin për problematikat me abuzimet në volumet e shitjes së karburanteve për bizneset dhe qytetarët. Në reagim thonë se abuzimet me volumet e tregtuara janë të ndjeshme për të gjitha llojet e karburanteve dhe veçanërisht në tregëtimin e gazit të lëngshëm dhe thekson se po grabiten në volume nga 5-8% e sasisë së shitjes.

“Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes”, thuhet në reagimin e Konfindustrisë.

Ndër të tjera shtojnë se shërbimi i kontrollit të metrologjisë së pikave të karburantit është dhënë me koncesion të tipit PPP, duke e bërë tërësisht të paqartë sesi mund të kontrollohen ligjërisht abuzimet në rastin në fjalë.

“Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime”, shton Konfindustria.

Aktualisht çmimi i naftës tregtohet me 258 lekë/litri. Ndërsa gazi ka shkuar në 83 lekë/litri. Sakaq, çmimi i benzinës shitet me 239 lekë/litri.

Continue Reading

Biznes

Big Market, tashmë edhe në Spitallë-Durrës

Published

on

Big Market, rrjeti më i madh shqiptar i supermarketeve është në zgjerim të vazhdueshëm, duke mundësuar cilësinë më të mirë nga veriu në jug të Shqipërisë. Pas hapjeve të reja në kryeqytet, Big Market lajmëron dhe hapjen e marketit më të ri në Durrës, në Spitallë

Në misionin e tyre për t’ju ofruar më të mirën shqiptarëve, Big Market vazhdon të qendrojë pranë të gjitha komuniteteve, duke ofruar produktet më të mira vendase dhe ndërkombëtare.

Kujdesi ndaj cilësisë shprehet edhe në kujdes ndaj buxheteve të familjeve shqiptare, duke mundësuar kështu ofertat më të mira, në çdo qytet ku Big Market operon. Marka më e famshme shqiptare po nis një sezon veror mbushur me oferta dhe produktet të standardit më të lartë, kudo ku janë klientët e tyre.

Continue Reading

Biznes

Kriza e çmimeve, gati paketa e dytë për kategoritë në nevojë!

Published

on

ADA HAZIZOLLI/ Edhe pse nuk ka ende një draft konkret, ajo që mund të thuhet në këtë fazë është se mbështetja ndaj kategorive në nevojë do të vijojë.

Kjo konfirmohet edhe nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe i Energjisë, Ilir Bejtja. “Paketa e parë e rezistencës sociale përfundon në fund të muajit qershor. Por përderisa kriza vazhdon, do të ketë një paketë të dytë përmbështetjen e kategorive në nevojë”, tha Bejtja në një prononcim dhënë për gazetën.

I pyetur nëse paketa e dytë do të jetë zgjatim i së parës, z.ministri pohoi se deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Detajet e skemës pritet të publikohen në ditët në vijim. Ajo që mund të thuhet në këtëfazë, kur kanë mbetur edhe pak ditë nga përfundimi i paketës së parë, është se mundësitë janë që disa kategori pensionistësh dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike të përfitojnë nga ndihma e drejtpërdrejtë financiare. Pra, bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve që ofrohet prej muajit prill, të vazhdojë të ndahet edhe përgjatë muajve në vijim.

MBËSHTETJA

Por mbështetja që qeveria ofroi pas rritjes së çmimeve, si pasojë e krizës energjetike dhe luftës në Ukrainë, është më e ulëta në krahasim me vendet e rajonit. Në raportin e fundit, Banka Botërore vuri në dukje se Shqipëria ka shpenzuar vetëm 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Nga ana tjetër, edhe për ekspertët, paketa e parë në ndihmë të qytetarëve ishte minimalistedhe pa efekt neto në xhepat e tyre. Paketa e rezistencës sociale e prezantuar nga qeveria në muajin mars kishte një efekt financiar rreth 50 miliardë lekë ose gjysmë milioni dollarë. Por pjesa dërrmuese e kësaj fature shkoi për sektorin energjetik, për të mos ndryshuar çmimin e energjisë. Ndërsa ndihmë e drejtpërdrejtë për pensionistët dhe kategoritë në nevojë ishte bonusi në vlerën e 3 mijë lekëve ose 9 mijë lekë për 3 muaj, që qeveria akordoi si kompensim për rritjen e çmimeve që pësuan produktet e shportës.

Në vlerësimin e fundit, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi nga Qeveria që të mbështesë familjet në nevojë, të cilat prej fillimit të këtij viti po përballen me valën në rritje të çmimeve. Kjo, sipas FMN-së, nuk duhet bërë përmes Bordit të Transparencës që është ngritur për fiksimin e çmimeve, duke sugjeruar më tej shkrirjen e kësaj strukture.

“Duke marrë parasysh sfidat e bordit të transparencës që monitoron çmimet e disa artikujve ushqimorë bazë, ne e shohim me vend zëvendësimin e tij me mbështetje të mirorientuar për të varfrit dhe shtresat e ekspozuara me qëllim mbrojtjen e tyre nga efektet e rritjes së çmimeve. Për këtë arsye, përpjekjet për përmirësimin e sistemit të mbrojtjes sociale në vend duhet të vazhdojnë, duke përfshirë edhe zgjerimin e mbulimit të shtresës së varfër dhe në nevojë në sektorin informal”, thuhej në deklaratën e FMN-së, në përmbyllje të vizitës në vendin tonë.

Të ardhurat për 5-mujorin e parë e favorizojnë këtë. Nga të dhënat zyrtare, përgjatë kësaj periudhe të parë të vitit janë arkëtuar 41 miliardë lekë, ose 340 milionë euro më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këto para sipas ekspertëve e kanë burimin në rritjen e çmimeve e për pasojë duhet të rikthehen te qytetarët, të cilët prej muajsh po përballen me çmime të dyfishuara.

PAKETA E PARË

Përmes paketës së parë, prej muajit prill, pensionistët, familjet që trajtohen me asistencë, të verbrit, invalidët marrin 3 mijë lekë kompensim në muaj pas rritjes abuzive që kanë njohur çmimet e produkteve bazë apo të shportës. Kjo mbështetje ishte për tre muaj dhe përfundon në fund të qershorit, ndërsa në skemë janë 576 mijë familje që përfituan prej saj. Por ajo që vlen të theksohet është se jo të gjithë pensionistët do të kenë mundësi që të përfitojnë nga kjo skemë.

Sipas ISSH-së, mbështetja e ofruar ishte për pensionistët që jetojnë vetëm, të verbrit si edhe të gjithë ata që iu është llogaritur pensioni deri në 13 320 lekë. Por ky prag nuk përfshin kompensimet e lidhura ndër vite. Si referues merret pensioni i llogaritur bazuar mbi vitet e punës dhe pagën e përfituar ndër vite.

Continue Reading

Biznes

Skandali i ri/ Qeveria i jep Salillarit 11,4 mln € tender…

Published

on

Skandal me kontratën 11,4 milionë euro të autoritetit rrugor shqiptar për mirëmbajtjen e akseve kryesore të Rajonit Jugor.

Në tenderin e ARRSH me vlerë 1,4 miliardë lekë, ekuivalent me 11,4 milionë euro ka marrë pjesë vetëm kompania Salillari e cila ka dhënë një ofertë sa 99,99% e fondit limit, me një diferencë prej rreth vetëm 800 euro nga pragu.

Fillimisht institucioni i drejtuar nga Evis Berberi e ka përzgjedhur Salillarin si kompani që ka kaluar fazën parakualifikuese dhe i ka dërguar ftesë për të marrë pjesë ne fazën e dytë, duke paracaktuar që në fillim pjesëmarrjen me vetëm një ofertues në tender.

Kontrata parashikon mirëmbajtjen për 4 vite të 7 akseve rrugore kombëtare, Tepelenë – Gjirokastër – Kakavi, Levan-Tepelenë, Vlorë- Sarandë, Gjirokastër – Sarandë, By Pass – Levan – Vlorë, 6 Ura e Kranesë – Konispol (Dogana Qafë Botë), dhe tre lote të rrugës gjysmë të përfunduar Kardhiq – Delvinë. Në fakt nuk është se ka ndryshuar shumë në mirëmbajtjen e rrugëve të këtij rajoni, pasi kompania Salillari kishte edhe kontratën e mëparshme 5 vjeçare.

Megjithatë ajo kontratë shkaktoi polemika të mëdha për shkak të problemeve të shumta që shoqëruan mirëmbajtjen e rrugëve te rajonit të jugut, ARRSH zhvilloi një tender pa garë duke i dhënë përsëri Salillarit plot 11,4 milionë euro.

Panorama.al

Continue Reading

Biznes

Bordi miratoi çmimet e reja për karburantet

Published

on

Në bursë çmimi i naftës vijon të pësojë rënie, por kjo nuk është reflektuar në çmimet e tregtimit që aplikohen në vendin tonë.

Prej javësh, çmimi për litër vijon të jetë mbi 250 lekë, ndërsa për ekspertët tarifat janë abuzive, sa kohë edhe nuk bëhet transparente mënyra e llogaritjes së tyre.

ÇMIMET

Pas mbledhjes së djeshme, një litër naftë do të kushtojë 3 lekë më pak, nga 261 lekë që ishte në 258 lekë, ndërsa çmimi i benzinës ka shkuar 248 lekë, duke njohur një rritje të lehtë. Për herë të parë, Ministria e Financave ka bërë të ditur edhe formulën e llogaritjes së çmimit, duke përfshirë taksat që aplikohen.

“Çmimet e miratuara nga Bordi, reflektojnë: Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të publikuara nga agjencia ndërkombëtare ‘S&P Global Platts’ në USD, datë 22.06.2022, përkatësisht benzina 1324 dollarë për ton dhe gazoilin 1325 dollarë për ton; vlerën ‘premio’ sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazën e së cilës kryhet transaksioni i pagesës. Totali i vlerës së përftuar (FOB Med + Premio), konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë. Marzhin bruto 3 lekë/litri (përfshirë TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirëmbajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e shërbime. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import: akcizë; taksë qarkullimi; taksë karboni; TVSH në import; tarifë markimi dhe skanimi”, thuhet në njoftim.

Vlera e dalë përbën çmimin e shitjes me shumicë. Mbi çmimin e shitjes me shumicë që rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë 12 lekë/ litri (përfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licencimi e rilicencimi, taksa të tjera lokale, furnitura e shërbime. Vlera që rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit të karburanteve.

ÇMIMET

Financat kanë paralajmëruar se “çmimet e miratuara janë çmime tavan/ maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulëta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord. Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 23 qershor deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto çmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit të çmimeve të Bursës për nënproduktet benzinë dhe gazoil dhe ndryshimeve të kursit të këmbimit të Dollarit Amerikan”, thuhet më tej në njoftimin zyrtar.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING