17/06/2021 , 2:31

Vendi nuk gjen qetësi në këtë qershor të përgjakur! Vritet me armë zjarri një 44-vjeçar në Peqin! Arrestohet autori

PEQIN– Rëndohet bilanci i vrasjeve në vendin tonë në më pak se dy javë! Kësaj here vrasja është regjistruar në Peqin, në fshatin Gjocaj. Viktima është një 44-vjeçar i identifikuar si Ylber Xhahysa, banues në fshatin Pajovë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:30 të mëngjesit të kësaj të mërkure pas një sherri të çastit i cili përfundoi tragjikisht. 44-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, por nuk mundi që t’i mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit, pistoletë tip TT.

Autori i kësaj ngjarje është 36-vjeçari Leonard Bashaliu banues në Gjocaj, i arrestuar nga uniformat e policisë, teksa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Në 8 ditë të muajit qershor janë shënuar 9 vrasje, pjesa më e madhe krim në familje ose vrasje për larje hesapesh. Mbrëmjen e djeshme, opinioni publik u trondit nga vrasja në Librazht, ku burri vrau me sëpatë gruan dhe më pas vari veten në pemë, teksa më herët vëllai vrau motrën në Shkodër për 4 mijë euro për shpenzimet e mobileve. Ndërsa 3 ditë më parë vjehrri Mexhit Picari vrau dhëndrin e tij Kudret Saliajn pranë gjykatës në Tiranë, me pretekstin se po mbronte nderin e vajzës, pas çifti ishte në proces divorci.

Mësohet se 40-vjeçari Leonard Bashaliu ka vrarë me armë zjarri Ylber Xhahysën, 44 vjeç.

Policia jep njoftim zyrtar lidhur me vrasjen në Peqin.

“Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur   në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes  dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

 

Related Posts

Kategorite

BIoscalin