17/06/2021 , 3:47

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Paloka: Të mohosh masakrën, mohon jo vetëm të vërtetën, por edhe sakrificat e demokratëve

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, reagon pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që rrëzoi sot ankimimet e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Tiranës.

Paloka shkruan në “Facebook” se “të mohosh masakrën dhe manipulimin e procesit zgjedhor të 25 prillit, jo vetëm mohon të vërtetën, por edhe mundin e sakfiricat e demokratëve, që u përkushtuan me gjithçka në këtë proces.

“Te mohosh masakren, manipulimin e procesit te zgjedhjeve te 25 prillit , pavarsisht se nga cilat interesa , motive apo detyrime nisesh , jo vetem po mohon te verteten por je duke mohuar dhe gjithe mundin e sakrificat e demokrateve qe u perkushtuan me gjitheshka ne kete proces ! Me vetedije apo pa vetedije, sherbim me te mire nuk mund ti besh Rames ne kete moment. Cdo demokrat qe do ta pranonte nje gje te tille, do te tradhetonte veten dhe te gjithe ata qe shpresen per largimin e te keqes e kane tek PD!”, shkruan paloka.

Related Posts

Kategorite

BIoscalin