Connect with us

Kosova

Venecia rekomandon veting të pjesshëm në Kosovë

Published

on

Komisioni i Venecias ka rekomanduar vetting të pjesshëm për sistemin e drejtësisë në Kosovë, duke mos mbështetur vettingun e tërësishëm, ashtu siç kishte premtuar Qeveria Kurti.

Shoqëria civile thotë se është më mirë të fillohet ky proces në këtë formë se sa të mos ketë fare. Gjithsesi, për të zbatuar rekomandimin, kërkohen ndryshimet kushtetuese që do kërkojnë konsensus politik.

Ekspert të shoqërisë civile shprehen se “Venecia” ka përkrahur një vetting të tillë dhe jo të përgjithshëm në sistemin e drejtësisë pasi kanë vlerësuar se niveli i korrupsionit në këtë sektor nuk është i madh sa do të ishte e arsyeshme të cilësohej si një masë e rëndë dhe jopropociaonale për të arritur tek rezultati i synuar, përkatësisht tek vettingu i plotë. Sipas shoqërisë civile në Kosovë, këto masa më të buta reformuese, kryesisht kanë të bëjnë me përforcimin e sistemit kontrollues të aseteve të deklaruara nga subjektet e sistemit të drejtësisë.

Analistët politikë shprehen se vetting, sado i pjesshëm, duhet të përkrahet nga të gjitha partitë politike në vend, pasi është proces të cilin e kanë proklamuar të gjithë.

Çështja e vettingut është kërkuar pothuajse nga të gjitha partitë politike dhe tani është koha që qeveria të zbatojë rekomandimet e Venecias

Kosova

Arrestohet malazezi, vrau 9 civilë shqiptarë…

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas një pune disa mujore në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit ka arrestuar shtetasin M.D nga Vitomirica e Pejës, i nacionalitetit malazez, për shkak të dyshimit të bazuar për Krim i luftës kundër popullsisë civile.

Siç ka njoftuar Prokuroria Speciale, rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prishtinë, 27 qershor 2022 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se, pas një pune hetimore disamujore nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, sot, me datën 27.06.2022 ka arrestuar shtetasin M.D. nga fshati Vitomiricë, Komuna e Pejës, i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”), si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale Krime lufte në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.
Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

Continue Reading

Kosova

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Published

on

By

Lajçak nis vizitën 3-ditore në Kosovë

Emisari special europian për dialogun Kosovë – Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Kosovën nga sot deri më 29 qershor.

Sipas Zyrës së BE-së në Kosovë, gjatë vizitës së tij, diplomati sllovak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, liderë të opozitës dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai ka planifikuar gjithashtu të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Kosovës. Kjo është vizita e parë e emisarit europian, pas nënshkrimit të udhërrëfyesit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të Kosovës, e firmosur nëntë vite më parë.

Vizita e Lajçak, besohet se është edhe në kuadër të përgatitjes së një takimi të nivelit të lartë në kuadër të dialogut me Kurtit e Vucic, i cili është paralajmëruar se mund të ndodhë së shpejti.

Pas Kosovës, emisari europian do të vazhdojë vizitën në Serbi

Continue Reading

Kosova

Lajçak viziton nesër Kosovën, detajet e takimit

Published

on

By

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak do ta vizitojë Kosovën javën e ardhshme.

Siç njofton Zyra e BE-së në Kosovë, Lajçak do të qëndrojë në Kosovë nga e hëna (27 qershor) deri të mërkurën (29 qershor).

“Gjatë vizitës së tij Lajçak do të takohet me kryeministrin Albin Kurti, si dhe me liderë të partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë. Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para se të lërë Kosovën, është planifikuar që Lajçak ta mbajë një fjalim për media të mërkurën.

“Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

Vizita e Lajçak vjen pesë ditë pasi Kosova dhe Serbia u dakorduan në Bruksel për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në katër komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Continue Reading

Kosova

I vidhen 50 mijë euro në shtëpi deputetit kosovar

Published

on

By

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, ka raportuar në Policinë e Kosovës vjedhjen e 50 mijë eurove para të gatshme nga banesa e tij në Prishtinë.

Në orët e para të së premtes, më 24 qershor, Shkreta ka parë se i është vjedhura banesa në Prishtinë dhe për këtë ka njoftuar Policinë.

Deputeti Shkreta ka deklaruar se paratë që dyshohet se janë vjedhur, janë mbledhur për arsyen e larjes së një borxhi.

Shkreta po ashtu u ka thënë hetuesve se ato para janë mbledhur bashkë me disa familjarë të tij.

Portali ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Rrahim Podvorica, në pyetjen nëse Shkreta ka deklaruar se paratë kanë qenë të mbledhura edhe nga një bashkë familjar i tij, shkurtimisht ka deklaruar se “Nuk mund të jap detaje për shkak të hetimeve”.

Në raportin policor , deputeti i pozitës ka treguar se nuk kishte qenë në banesë që nga mëngjesi i datës 23 qershor, ditë e enjte.

Ndërsa kur ka hyrë në banesë, pak pas mesnate, ka hetuar se banesa iu është vjedhur dhe ka hetuar se nuk janë paratë.

Ai më të hapur banesën e tij, thuhet se e ka vërejtur se dikush kishte hyrë brenda dhe kishte vjedhur gjëra me vlerë.

Në raportin e Policisë thuhet se nuk kanë gjetur shenja se dera e banesës është hapur me forcë.

Dyshimet e Policisë janë se dera është hapur me çelës.

“Pala është intervistuar dhe dyshohet se i dyshuari ka hyrë në banesë me çelës për shkak se nuk ka dëshmi që është depërtuar me forcë”, thuhet në këtë raport të policisë.

Me vendim të prokurorit rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”. “Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rast në drejtim të veprës penale ‘Vjedhja e rëndë’, si dhe në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme”, u shpreh zëdhënësja e Prokurorisë Themelorë në Prishtinë, Laureta Ulaj

Continue Reading

Kosova

‘Vallaçi’, lufta e re Kosovë- Serbi

Published

on

By

‘Vallaçi’, lufta e re Kosovë- Serbi

“Vallaçi është yni”  – Kosova dhe Serbia nisin një luftë të re pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Energjinë. Se kush saktësisht do të menaxhojë nënstacionin elektrik të Vallaçit, në verI të Kosovës, është e paqartë.

Dy vendet, më 21 qershor, miratuan një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë, e arritur në vitin 2013 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, por asnjëherë e zbatuar.

Si Kosova, edhe Serbia pretendojnë se janë pronare të Vallaçit. Aktualisht, punëtorët paguhen nga Rrjeti Elektrik i Serbisë, por marrin udhëzime nga Operatori i Sistemit të Energjisë Elektrike në Kosovë.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha se Vallaçi do jetë në pronësi të Serbisë dhe se për një gjë të tillë ka garanci nga i dërguari i posaçëm i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ekspertë të energjisë në Kosovë thonë se rëndësia e Vallaçit ka bërë që Serbia ta synojë të drejtën e pronësisë, ndërsa Kosova duhet të insistojë në ruajtjen e së drejtës së pronësisë mbi të. Në këtë kontekst, çështja ka marrë edhe kuptim politik. Nënstacioni i Vallaçit në veri të Kosovës siguron pjesën më të madhe të energjisë elektrike për veriun, ku jeton popullata me shumicë serbe, por ai është i rëndësishëm edhe për shkëmbimin fizik të energjisë elektrike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Continue Reading
Advertisement
Advertisement

TRENDING